Ministrja Ekonomi: 100 prona online për dhënie me qira biznesit

Publikuar tek: ekonomi, më 10:47 18-10-2016 Ministrja Ekonomi: 100 prona online për dhënie me qira biznesit

Nga sot të gjithë ata që duan të investojnë në Shqipëri kanë një mekanizëm të ri online në ndihmë dhe këshillimit të biznesit. Regjistrin e 100 pronave ish objekte dhe toka  shtetërore, përfshi edhe prona private të vëna në dispozicion të biznesit për dhënie me qira.

Këto prona të lira thotë ministrja Milva Ekonomi që prej paradites të së Martës 18 Tetor 2016  janë të   publikuara në faqen e Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve dhe mundë të aksesohen në linkun http://aida.gov.al/pronat/qytete.

Vendndodhja e pronave është në 12 qarqet e Shqipërisë. Ministrja Ekonomi thotë se “ky është një proces transparent dhe një tjetër mundësinë për të investuar në Shqipëri për biznesin vendas dhe atë të huaj”.

Ministrja e ekonomisë dha këtë shpjegim se si do të funksionojë kjo faqe me të dhënat për pronat.

“ Vendosja në faqen e internetit të Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve  e këtyre 100 pronave e bën edhe më transparente mundësinë që ka një biznes për të investuar në Shqipëri, duke pasur në konsideratë, në radhë të parë, vendin ku ai do të vendosë biznesin. Faqja e AIDA-s sjell një bashkëlidhje mes interesit që ka një investitor për të zhvilluar një aktivitet, në një pronë që mund të jetë shtetërore apo private, dhe lidh atë që është pronar i pronës me atë që është zhvilluesi i një sipërmarrjeje. Ky mekanizëm përmes AIDA-s mundëson pikërisht këtë bashkim dhe këtë nuk e bën nëpërmjet kontaktit direkt por së pari, ai që kërkon të investojë, mund të ketë mundësi që të shikojë vetë dhe të marrë vetë një informacion për mundësitë që zhvillohen në territor për të zhvilluar një aktivitet. E gjitha kjo përmes faqes online të AIDA-s. Për shembull, nëse klikojmë te qyteti i Elbasanit, mund të shikojmë pronat që janë këtu”. u shpreh ministrja Ekonomi.

Kjo faqe thotë ministrja Ekonomi do të rifreskohet.

“Do të shtohet me të gjitha pronat që, siç dihet, janë në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, por dhe që shkojnë tek AIDA nga pronarë privatë, do të përditësohet në mënyrë të vazhdueshme. Kur prona humbet statusin, nëse është kthyer në një status zhvillimor, do të dalë dhe në faqe që statusi i saj është një status tashmë jo më konkurrent” tha Ekonomi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.032533884048462
array(1) { ["section"]=> string(68) "ministrja-ekonomi-100-prona-online-per-dhenie-me-qira-biznesit-56566" }