Ministrja Ekonomi: Ndihma Shtetërore për vitin 2015 ishte 6.2 miliard lekë. U punësuan 8350 persona

Publikuar tek: ekonomi, më 13:05 25-10-2016 Ministrja Ekonomi: Ndihma Shtetërore për vitin 2015 ishte 6.2 miliard lekë. U punësuan  8350 persona

Në mbledhjen e radhës së Këshillit Ekonomik Kombëtar, ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes,  Milva Ekonomi i njohu anëtarët e Këshillit me të dhënat e raportit vjetor të Komisionit të Ndihmës Shtetërore.

“Totali i Ndihmës Shtetërore dhënë për vitin 2015 ishte 6.2 miliard lekë. Sektori i bujqësisë përfitoi 1.5 miliard lekë. Nga Fondi i Ndihmës për vitin 2014 dhe 2015 u punësuan gjithsej 8350 persona, gjithashtu u  mbështetën 853 ndërmarrje. U trajnuan 2371 persona, ndërkohë që u punësuan 43 persona me aftësi të kufizuar”- tha ministrja Ekonomi.

Gjatë fjalës së saj ministrja e MZHETTS dha të dhëna dhe për ndihmën shtetërore për kryerjen e proceseve teknologjike në serat me ngrohje për prodhimin e produkteve industrial dhe agro-industriale.

“38 sera në vitin 2014 përfituan rimbursimin akcizë për lëndët djegëse në vlerën 478. 927. 252 lekë. Në vitin 2015 kanë përfituar 13 subjekte në vlerën 1.130.860.778 lekë”- u shpreh ministrja Ekonomi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.032455921173096
array(1) { ["section"]=> string(103) "ministrja-ekonomi-ndihma-shteterore-per-vitin-2015-ishte-6-2-miliard-leke-u-punesuan-8350-persona-57329" }