Ministrja Ekonomi në Berlin, bashkë me stafin prezanton Shqipërinë në Panairin e Turizmit

Publikuar tek: politike, më 18:53 09-03-2016 Ministrja Ekonomi në Berlin, bashkë me stafin prezanton Shqipërinë në Panairin e Turizmit

Ministrja e re Milva Ekonomi ia ka nis nga puna. E emëruar në krye të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Ekonomi është këto ditë në Berlin, bashkë me stafin, teksa prezanton Shqipërinë në Panairin e Turizmit.

Gazetari Bledi Mane ka shkruar prej andej se ky është një prezantim fantastik të Shqipërisë.

“Jam me kolegët e mi dhe me ministren e Ekonomisë Milva Ekonomi në Berlin. Festa më e madhe e turizmit botëror këtu organizohet. Sot kemi bërë një punë të mrekullueshme. Sot kemi prezantuar turizmin shqiptar dhe bashkë me 20 agjenci turistike shqiptare kemi perjetuar një interes të jashtëzakonshëm (nga qindra kompani dhe korporata ndërkombëtare) për Shqipërinë. Ndërsa politika brenda dhe jashtë llojit zihet si e përdalë atje në Tiranë, ne të Tiranës këtu në Berlin po i tregojmë botës se ka një Shqipëri të bukur, të paqttë dhe fisnike!!!”, shkruan Mane.

Ekonomi zhvilloi takime me 20 tur operatorët dhe agjencitë turistike të pranishëm në këtë stendë.

"Shqipëria po merr pjesë në një ngjarje botërore. Është shumë e rëndësishme marrja pjesë me këta tur operatorë, të cilët janë prezentë në Berlin, sepse tregon që në 50 vjetorin e këtij Panairi, Shqipëria arrin që të vijë me një numër të konsiderueshëm tur operatorësh. Ne sot kemi 20 tur operatorë që janë vendosur në stendën e Shqipërisë, e cila padyshim është një stendë intensive" .

Tur operatorët tanë janë të përgatitur dhe nga eksperienca në vitet e mëparshme, por gjithashtu edhe për ta është kuptuar mirë rëndësia e këtij panairi. Ministrja Ekonomi shprehet se "ky panair tregon që të gjithë ata që janë në këtë territor, pra në territorin gjerman, jo vetëm ambasada e Shqipërisë, por edhe Konsullata e Nderit, si dhe biznesmenë që punojnë këtu në Gjermani, janë munduar ta vënë Shqipërinë në qendër të vëmendjes të komunitetit gjerman".

Në këto ditë të Panairit është mundësuar nga prezenca e Kooperacionit gjerman në vendin tonë që të ketë dy ditë për Shqipërinë. Një ditë ka qenë sot ku është zhvilluar një panel diskutimi lidhur me turizmin dhe të mirat që sjell industria e turizmit në vendin tonë dhe nesër do te jete një konferencë shtypi, që gjithashtu do të jetë për Shqipërinë dhe të mirën që ka të bësh turizëm në Shqipëri,  Veç kësaj, një ngjarje shumë e rëndësishme është që në këtë event ndërkombëtar të turizmit që ndodh çdo vit në botë, Shqipëria ka marrë dhe një ftesë tjetër dhe ju do të dëgjoni shumë shpejt se çfarë ka ndodhur me këtë ngjarje, që është një situatë shumë pozitive ose nxitje shumë e madhe për atë që do t'i sjellë turizmit panairi i Berlinit për Shqipërinë.  "E gjithë industria e turizmit po përpiqet për të ngritur interesin për Shqipërinë dhe për ta bërë Shqipërinë një vend që të jetë atraktiv për të gjithë ata që kërkojnë të jenë vizitorë të llojeve të ndryshme si ata që kanë nevojë të bëjnë një turizëm kulturor, një turizëm natyror po pse jo dhe një turizëm rural" ka thënë ministrja.

Ministrja Ekonomi ishte e pranishme dhe nënshkrimin e Kontratës mes Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Ardit Çollaku dhe Presidentit të Messe Stuttgart, z. Roland Bleinroth. Sipas kësaj marrëveshjeje, Shqipëria do të jetë për herë të parë vend partner në një panair Ndërkombëtar për Turizmin, siç është ai i Shuttgartit. Panairi i Berlinit është një platformë shumë e rëndësishme për prezantimin e vendeve pjesëmarrëse, përcjelljen e imazhit dhe promovimin e vlerave turistike, por edhe një mundësi shumë e mirë për agjencitë e turizmit nga e gjithë bota që të shkëmbejnë eksperiencat dhe të vendosin ura të reja bashkëpunimi, si dhe për operatorët turistikë për lidhjen e kontratave të reja me homologë nga vende të ndryshme.

Ministrja Ekonomi, së bashku me Drejtorin e AKT-së dhe ambasadorin tonë në Berlin, z.Artur Kuko zhvilloi një vizitë pranë stendës së Kosovës, ku u takua me ambasadorin e Kosovës, z. Skënder Xhakaliu dhe  përfaqësues të turizmit në stendën e Kosovës. Ndër të tjera u vazhdua me bisedime për bashkëpunimin në fushën e turizmit si dhe krijimin e paketave të përbashkëta turistike.

{gallery}milvaturizem{/gallery}

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Basha-Ramës: Sa qesharak dhe i dëshpëruar je! Kërkon referendum...edhe atëherë 99.9% dilte
Arben Malaj shpjegon thjesht dhe shkurt lidhjen mes dështimit në ekonomi dhe atij në partitë politike »
Article Logic
Execution time: 0.02512001991272
array(1) { ["section"]=> string(94) "ministrja-ekonomi-ne-berlin-bashke-me-stafin-prezanton-shqiperine-ne-panairin-e-turizmit-34675" }