Ministrja Ekonomi në Berlin, fton bizneset gjermane për investime në Shqipëri

Publikuar tek: ekonomi, më 19:13 29-11-2016 Ministrja Ekonomi në Berlin, fton bizneset gjermane për investime në Shqipëri Ekonomi dhe Christian Wiesenhutte

Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Milva Ekonomi mori pjesë në forumin e përbashkët ekonomik Shqipëri-Gjermani të zhvilluar në Berlin më 28 nëntor, në ditën e Festës Kombëtare të Shqiptarëve.

Në këtë forum, Ministrja Ekonomi prezantoi arritjet e njohura ndërkombëtarisht të Shqipërisë në disa prej organizatave ndërkombëtare si Banka Botërore me ‘Doing Business’, OECD me indeksin e konkurrueshmërisë, Social Progress index, parashikimet e FMN dhe BB për situatën ekonomike 2017.  

Ajo u ndal tek arritjet e qeverisë dhe treguesit e përmirësuar buxhetorë, duke theksuar se buxheti i këtij viti, jo vetëm që merr përsipër të vazhdojë reformat e nisura  dhe të mbështesë rritjen ekonomike, por akomodon edhe reformat në drejtësi, në administratën publike, atë territoriale etj.

Ky buxhet sjell 7,6 % më shumë të ardhura se 2016, falë rritjes ekonomike dhe përpjekjeve të Qeverisë në luftën kundër informalitetit, regjistrimin e bizneseve etj, të cilat do të japin mundësi të rriten pagat dhe pensionet dhe të investohet në vepra publike 4,7 % e PBB.  

Ekonomi i njohu të pranishmit me situatën ekonomike të Shqipërisë, duke vënë theksin veçanërisht te potencialet e mëdha që ka Shqipëria për investime të huaja. Në prezantimin e saj, Ministrja Ekonomi ftoi bizneset gjermane të investojnë në disa sektorë kyç: ‘Sektori i energjisë ka nevojë për investime,- tha ajo,- pasi kemi shumë ujë dhe ditë me diell por nuk përdoren siç duhet, ndaj ky sektor duhet të zhvillohet më tej. 

Së dyti, sektori i transporteve, që nuk është i rëndësishëm vetëm mes lidhjen me vendet e rajonit, por dhe brenda vendit, pasi infrastuktura ende ka nevojë për përmirësim, veçanërisht për zhvillimin e turizmit në çdo skaj të vendit.

Duke folur për turizmin, Ekonomi theksoi se ky sektor ka potencial të madh për investime, pasi Shqipëria ka gjithçka:  detin, malin dhe turizmin kulturor.

Në këtë fushë vlen të vlerësohet dhe kontributi i madh që ka dhënë GIZ (Bashkëpunimi Ndërkombëtar Gjerman) për të promovuar kryesisht turizmin malor në Shqipëri.

Këta  sektorë edhe në kuadër të bashkëpunimit rajonal kanë nevojë të zhvillohen për të mundësuar një rajon që kërkon të integrohet dhe të fuqizojë ekonomitë e secilit shtet ballkanik.  

Vendet e Ballkanit Perëndimor e kanë kuptuar tashmë këtë ndaj po punojnë për të lehtësuar ndërlidhjen dhe minimizuar barrierat jotarifore.

Ekonomi theksoi dhe mundësinë që ka krijuar qeveria shqiptare për ata që duan të investojnë në Shqipëri duke vënë në dispozicion hapësira me qera  simbolike 1 euro, ose duke krijuar lehtësira fiskale më të shumta brenda një zone ekonomike e teknollogjike zhvillimi. Ajo shtoi se ende ka shumë për të bërë dhe mjaft reforma të tjera janë në proces, por më e rëndësishme mbetet reforma në Drejtësi.

Reforma në Drejtësi

I pranishëm në këtë forum ishte dhe raporteri për Shqipërinë në parlamentin Europian, Knut Fleckenstein.

 Ai u ndal kryesisht te reforma në drejtësi dhe rëndësia e madhe e ka kjo reformë jo vetëm për anëtarësimin e Shqipërisë në BE por dhe për gjithë shoqërinë shqiptare dhe për zhvillimin e biznesit.

‘E kam vizituar Shqipërinë disa herë. Çdo herë kam takuar përfaqëssues të qeverisë shqiptare, përfaqësues të partive politike apo shoqërisë civile për të diskutuar përgatitjet e Shqipërisë për anëtarësimin në BE dhe per reformat e nevojshme. Sigurisht reforma ne drejtësi është me ambiciozja që Shqipëria ka parë në 25 vitet e fundit. Dua të falenderoj të gjitha ata që kanë kontribuar deri tani për këtë reformë”, tha Fleckenstein, duke kujtuar se shqiptarët duan një sistem drejtesie, që të mbrojë të drejtat e tyre, që t’u japë të shance të barabarta të gjithëve.

 Fleckenstein tha se Qeveria shqiptare tashmë ka ndërmarrë disa iniciativa, por vetëm një sistem profesional dhe efektiv drejtesie do garantojë aksionet e sotshme të Qeverisë ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Një qeverisje më e mirë e ligjit, do ta bëjë më të lehtë dhe biznesin në Shqipëri, do tërheqë investimet, do krijojë rritje të qëndrueshme dhe të krijojë vende pune, duke u dhënë njerëzve një jetë më të mirë në vend. Gjithashtu kjo reformë do të jetë një test për klasën politike shqiptare, të cilët duhet të sigurojnë që reforma në drejtësi të jetë e pavarur nga ndikimi i politikës dhe  korrupsioni. Është detyrë e shtetit shqiptar kundrejt qytetarëve të vet”, tha Fleckenstein.

Ai foli dhe për rolin bashkëpunues që Shqipëria duhet të ketë në rajon, duke nxitur kështu projekte të përbashkëta ekonomike.

Duke kujtuar modelin e BE-se të krijuar mbi  parimet e solidaritetit dhe bashkëpunimit, ai tha se çdo iniciativë që forcon bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe vendeve të rajonit është kontribut për të ardhmen europiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor.  

Ministrja Ekonomi zhvilloi dhe një takim me Christian Wiesenhutter, kryetarin e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Berlinit me të cilin diskutoi për rritjen e bashkëpuinimit dhe nxitjen e investimeve gjermane.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027642965316772
array(1) { ["section"]=> string(82) "ministrja-ekonomi-ne-berlin-fton-bizneset-gjermane-per-investime-ne-shqiperi-61059" }