Ministrja Ekonomi në Berlin: Shqipëria do të diversifikojë portofolin e turizmit

Publikuar tek: politike, më 16:38 10-03-2016 Ministrja Ekonomi në Berlin: Shqipëria do të diversifikojë portofolin e turizmit

Në kuadër të panairit ndërkombëtar të turizmit ITB Berlin, Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, znj. Milva Ekonomi mori pjesë në konferencën “Diversifikimi i industrisë së turizmit të Shqipërisë” – Shembuj të zhvillimit të bashkëpunimit gjerman në kontekstin e lëvizjeve aktuale të migrimit, ku i pranishëm ishte dhe Drejtori i Përgjithshëm i GIZ për Shqipërinë z. Hans Jurgen Cassens.

Ministrja Ekonomi tha se qeveria shqiptare po përpiqet të diversifikojë portofolin e turizmit dhe të mendojë se ky diversifikim duhet të lidhet edhe me disa standarde.  Ajo theksoi faktin se viti 2015, sipas statistikave, shënoi një numër të konsiderueshëm turistësh, gati 50 për qind më shumë në krahasim me vitin 2014 dhe rritje të të ardhurave nga ky sektor. Turizmi, theksoi Ministrja Ekonomi, është një oportunitet ekonomik dhe një faktor i rëndësishëm për ekonominë e vendit.

“Ne po përpiqemi fort të diversifikojmë portofolin e turizmit. Gjithashtu, ne kemi filluar të mendojmë se diversifikimi duhet të lidhet me disa standarde. Ne nuk mund të zhvillojmë operatorë turistikë, ne nuk mund të kërkojmë dot ture me turistë nëse nuk kemi standarde. Por çfarë do të thotë kjo për ekonominë?! Për ekonominë kjo është shumë e rëndësishme pasi është si një lloj kompeticioni, që do të aftësojë ligjet për turizmin. Gjithashtu, kjo do të thotë se Shqipëria duhet të zbulojë anën historike dhe arkeologjike, pasi Shqipëria e ka këtë anë”, tha Ministrja.

Në ditën e dytë në panairit ndërkombëtar të turizmit, ITB Berlin operatorët turistikë që marrin pjesë në të shprehen të kënaqur nga interesi që është shfaqur për Shqipërinë. Enver Mehmeti, kreu i Shoqatës së Operatorëve Turistikë tha gjatë një prononcimi për median se interesi për Shqipërinë është në rritje nga viti në vit dhe se detyra e operatorëve është që të përgatisin tregun shqiptar drejt turizmit të qëndrueshëm. “Pjesa kryesore e detyrave që ne kemi është të ndërtojmë një turizëm të stabilizuar, të qëndrueshëm dhe realisht të marrim në konsideratë tregjet e konkurrencës”, thotë Mehmeti.

Edhe përfaqësuesi i kompanisë Happy Tours, Rrahman Kasa konfirmon se interesi për Shqipërinë dhe ofertën e saj turistike ka ardhur në rritje këtë vit dhe se pjesëmarrja e vizitorëve ka qenë e kënaqshme. “Ky është panairi që ka më shumë vlerë për Shqipërinë”, thotë Kasa.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kryeministri Edi Rama sonte në “Opinion” me Blendi Fevziun
“Fu*k You”, Kokëdhima i përgjigjet në këtë mënyrë Berishës, reagon demokrati »
Article Logic
Execution time: 0.067459106445312
array(1) { ["section"]=> string(85) "ministrja-ekonomi-ne-berlin-shqiperia-do-te-diversifikoje-portofolin-e-turizmit-34762" }