Ministrja Ekonomi në Konferencën e BERZH në Londër: Mbështetje financiare për Këshillin Shqiptar të Investimeve

Publikuar tek: ekonomi, më 12:37 03-03-2017 Ministrja Ekonomi në Konferencën e BERZH në Londër: Mbështetje financiare për Këshillin Shqiptar të Investimeve

Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Milva Ekonomi mori pjesë në konferencën e BERZH në mbështetje të Këshillit të Investimeve, që u zhvillua në datën 2 Mars në Londër. 

Këshilli Shqiptar i Investimeve është një platformë e ngritur nga autoritetet shqiptare me mbështetjen e BERZH-it, në vitin 2015, në kuadër të Nismës për Klimën e Investimeve dhe Qeverisjen, për të rritur dialogun midis qeverisë dhe sektorit privat, duke synuar përdorimin e përvojës së sektorit privat për të përmirësuar përmbajtjen dhe prioritizimin e reformave të politikave. Këshilli i Investimeve është, në të njëjtën kohë, një instrument për të përmirësuar klimën e biznesit dhe mundësinë për të tërhequr investime të huaja.

Në fjalën e saj në këtë konferencë, Ministrja Ekonomi tha se BERZH ka një rol të rëndësishëm në Shqipëri, me mbështetjen që i jep sekretariatit të Këshillit të Investimeve. “Këshilli i Investimeve ndihmon qeverinë në dialogun me biznesin, dëgjon, sistemon dhe rekomandon zgjidhje për problemet  e tyre. Por nga ana tjetër, edhe qeveria mbështet punën e Këshillit të Investimeve duke i adresuar, ndjekur dhe zgjidhur shqetësimet e biznesit. Një ecuri e shendetshme ekonomike e bërë evidente dhe nga Raporti i Fundit i FMN i datës 24 shkurt, - ku u konfirmuan  arritjet kryesore të ekonomisë shqiptare përgjatë tre viteve të fundit, me fokus rimëkëmbjen ekonomike, uljen e borxhit dhe konsolidimin makroekonomik e fiskal, - e bën më të qëndrueshme edhe punën e Këshillit të Investimeve, tha Ekonomi në fjalën e saj.   

Ajo shtoi se është shumë e rëndësishme që Këshilli të demostrojë ndjekje të vazhdueshme të problemeve dhe të takohet në mënyrë sistematike. “Në Shqipëri edhe shqetësimet e biznesit dhe prioriteti i tyre caktohet nga vetë përfaqësuesit e biznesit në Këshill. Këshilli i Investimeve duhet gjithashtu të demostrojë profesionalizëm dhe të ketë një qasje analitike në tematikën që trajton. Por nevojitet që rekomandimet e Këshillit të përcillen për zgjidhje dhe rasti i Shqipërisë ku 13 nga nga 37 lehtësirat proceduriale të taksave erdhën nga KI është një rast që tregon për një dialog që funksionon”, tha znj Ekonomi.  

Së fundi, tha ajo, vlen të përmendet roli mbështetës i Këshillit të Investimeve në reformat në përgjithësi, në lehtësirat e të bërit biznes, në arritjet e mira të Shqipërisë në 2017 dhe veçanërisht në reformën në Drejtësi ku biznesi tashmë ka shprehur vullnetin e tij mbeshtetës ndaj kësaj reforme.  Ajo shtoi se sot sfida kryesore e vendit tonë, lidhet me tërheqjen e investimeve të huaja dhe Këshilli i Investimeve nëpërmjet komunikimit të vazhdueshëm me biznesin, ka ndihmuar në përmirësimin e klimës së biznesit dhe investimeve në vend, me qëllim heqjen e barrierave që pengojnë sipërmarrjen për tu zhvilluar.

Ministrja Ekonomi vazhdoi fjalën e saj duke përmendur disa tregues pozitiv të ecurisë ekonomike të Shqipërisë duke nisur që nga raporti i fundit i FMN, që vlerësoi reformat aktuale të qeverisë, por dhe raporti i Bankës Botërore ‘Të bësh Biznes’ që e renditi vendin tonë të 58-in nga 190 shtete; Indeksi i konkurueshmërisë globale 2016-2017, ku Shqipëria pozicionohet në vendin e 80 nga 138 vende; Indeksi i Lirise Ekonomike, 2017 raportuar nga Heritage Foundation, që e pozicionon Shqipërine me 64.4 pike nga 100 te mundshme, në vendin e 65/180 në nivel botëror dhe në vend të 30 në Evropë; Liria e Investimeve, 2017 raportuar nga Heritage Foundation, ku vendi ynë vlerësohet mjaft mirë në 70.0 % nga 100% që është vlerësimi maksimal.

Konferenca e BERZH në Londër kishte si synim të paraqiste arritjet e 2016 të Këshillit të Investimeve në vendet ku ato krijuar me mbështetjen e kësaj banke, dhe sfidat për 2017, por dhe u diskutuan dhe mënyrat për ta forcuar klimën e investimeve përmes dialogut efektiv publkik-privat.  BERZH ka krijuar Këshillat e parë të investimeve në 2007 në vendet në tranzicion të hershëm si Armenia, Kirgistani, Taxhikistani dhe më vonë në vende si Moldavia, Shqipëria dhe Gjeorgjia.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02521800994873
array(1) { ["section"]=> string(116) "ministrja-ekonomi-ne-konferencen-e-berzh-ne-londer-mbeshtetje-financiare-per-keshillin-shqiptar-te-investimeve-70618" }