Ministrja Ekonomi vizitë në Kantinën Arbëri, përfituese e AIDA-s

Publikuar tek: ekonomi, më 18:44 29-12-2016 Ministrja Ekonomi vizitë në Kantinën Arbëri, përfituese e AIDA-s

Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Milva Ekonomi, zhvilloi një vizitë në kantinën Arbëri në Rrëshen, në kuadër të tureve për të parë si ka ndikuar mbështetja financiare nga Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve tek bizneset përfituese gjatë këtij viti.

Kantina Arbëri është një prej bizneseve që kanë përfituar fondin e konkurueshmërisë nga AIDA, një fond ka për qëllim të mbështesë dhe të përmirësojë kapacitetet e sipërmarrjeve shqiptare në mënyrë që ato të jenë në gjendje t’u përgjigjen kërkesave të tregut ndërkombëtar, si dhe të rrisin punësimin. Vetëm gjatë vitit 2016, fondi i Konkurueshmerisëe ka mbështetur 28 kompani shqiptare, duke i ndihmuar ato të rrisin kapacitetet e tyre dhe të përmirësojnë cilësinë e produktit. Një prej këtyre bizneseve është dhe Kantina Arbëri.

Gjatë kësaj vizite, pronari i kantinës shpjegoi se me fondin e AIDA-s u prodhuan etiketat për eksport të verës në SHBA dhe vende të tjera ku eksportohet vera Arbëri. Ndihma ka qenë e çmuar dhe në drejtim të ambalazhimit dhe paketimit cilësor, të cilat u bënë të mundura falë fondit të konkurueshmërisë.

Ndërsa Ministrja Ekonomi, u shpreh se AIDA ka patur fat që ka gjetur aplikant si kantina Arbëri, sepse tek serioziteti i kësaj kompanie, garancia e projektit të suksesshëm është evidente.

Ministrja Ekonomi u njoh me punën e këtij biznesi, me problematikat dhe sfidat dhe planet e ardhshme të ketij biznesi për zgjerimin e metejshëm të prodhimit dhe eksporteve.

Vetëm këtë vit te AIDA kanë aplikuar 126 kompani, nga të cilat kanë fituar 86 prej tyre duke përfituar rreth 81 milionë lekë. Këto fonde i ndihmojnë bizneset të dalin në tregun e huaj, të jenë të konkurueshme, të jenë të certifikuara për aktivitetet e tyre. AIDA ka 6 lloje fondesh për bizneset start up, artizanat, ekonomi kreative, inovacion, gruaja sipermarrëse etj. Vetëm fondin start up këtë vit e kanë fituar 33 kompani të vogla, që kanë përfituar 10 milionë lekë me iniciativat e tyre të biznesit.  

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025268077850342
array(1) { ["section"]=> string(69) "ministrja-ekonomi-vizite-ne-kantinen-arberi-perfituese-e-aida-s-64149" }