Ministrja Gjermane: Askush nuk merr azil këtu, mendojnë se do punojnë, kjo është e gabuar

Publikuar tek: politike, më 07:40 15-04-2015 Ministrja Gjermane: Askush nuk merr azil këtu, mendojnë se do punojnë, kjo është e gabuar Ministrja Gjermane e Integrimit

Ministrja gjermane e Integrimit ka deklaruar për gazetën Badische Zeitung se vala e emigrantëve që shkojnë drejt Gjermanisë nga Ballkani është e gabuar, pasi askush nuk mund të qëndrojë aty. 

“Gjatë shkurtit këtu kanë ardhur një numër shumë i madh kosovarësh, dhe kjo lidhet me një keqkuptim. Njerëzit kanë interpretuar reformën gjermane në fushën e azilit sikur çdo njeri që vjen në Gjermani si refugjat, mund të qëndrojë këtu dhe pas tre muajve të fitojë te drejtën e punës. Natyrisht, është interpretim i gabuar, i cili është korrigjuar. Njerëzit tani e dinë se kërkesa për azil në Gjermani nuk ka shance” thotë ministrja Gjermane e integrimit, Bilkay Öney .

“Vonë kam biseduar me një rom turqishtfolës që ka ardhur nga Maqedonia. Sipas tij, atje shumë njerëz besojnë se në Gjermani, si refugjatë kanë të drejtë qëndrimi dhe pune. Kjo përshtypje e krijuar duhet të korrigjohet urgjentisht. Por BE-ja duhet të bëjë më shumë për të ndërprerë diskriminimin e romëve”, ka thënë ministrja e integrimit, Bilkay Öney. Ndërkohë mendohet që qeveria gjermane të hapë qendra këshillimi për fushën e migracionit në Afrikën e Veriut dhe në Ballkan.

Politikania me rrënjë turke, përfaqësuese e SPD-së, kërkon nga politika gjermane që të marrë në konsideratë frikën brenda popullatës nga migracioni i tepruar, transmeton albinfo.ch.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Meta: Akuzat ndaj meje? Pema me kokrra goditet
Basha do shpallë zyrtarisht nga Durrësi kandidatin, Rama takime në PS »
Article Logic
Execution time: 0.028536081314087
array(1) { ["section"]=> string(91) "ministrja-gjermane-askush-nuk-merr-azil-ketu-mendojne-se-do-punojne-kjo-eshte-e-gabuar-8739" }