Ministrja Harito “harron” Inovacionin, tani Milena merret me turizmin

Publikuar tek: ekonomi, më 19:26 25-01-2015 Ministrja Harito “harron” Inovacionin, tani Milena merret me turizmin

Një ministre Shteti për Inovacionin dhe Administratën duhet normalisht së paku të merret me fushat të cilat përfshin dikasteri i saj, pa u “hapërdarë” në fusha të tjera sepse mund të hyjë në konflikte të ashpra me kolegët.

Por duket se përfaqësuesit e qeverisë “Rama” janë të specializuar për të bërë më shumë.

Milena Harito ka harruar për disa kohë ministrinë e saj duke iu dedikuar turizmit. Zonja në fjalë ka nisur të promovojë llixhat dhe banjat termale në Elbasan dhe në Dibrën e Madhe në Maqedoni i populluar me shqiptarë.

“Këtë javë kemi përzgjedhur disa për të promovuar llixhat shqiptare në Elbasan, Peshkopi... Një pasuri e çmuar ende pak e shfrytëzuar, me çmimet më të ulta në Europë”. Këtë e shkruan ministrja e Inovacionit dhe jo e Turizmit!!!

Por ironia për promocionet e ministres Harito, është në faktin se një prej bizneseve që ajo ka promovuar, ka shpallur ankandin për tu blerë nga ofertuesi më i mirë. Dy prej opsioneve të mundshme janë që ministrja bën biznes edhe kur promovon firma të veçanta, apo e dyta… Këdo që përflet Harito, shpall falimentimin.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01655387878418
array(1) { ["section"]=> string(71) "ministrja-harito-harron-inovacionin-tani-milena-merret-me-turizmin-1468" }