Ministrja Kodheli flet për bunkerin dhe dekoratat: Jo çdokush kërkon falje

Publikuar tek: politike, më 21:25 22-12-2015 Ministrja Kodheli flet për bunkerin dhe dekoratat: Jo çdokush kërkon falje

Pas debatit për dekorimet dhe ndjesës publike të kryeministrit për dekorimin e torturuesit të At Zef Pllumit, Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli flet në emisionin “Studio e Hapur” të gazetares Eni Vasili në “News24”. Ministrja thekson se nuk ishte as në tagrin e qeverisë dhe as të Ministrisë së Mbrojtjes kontrollimi i 1200 emrave që ishin përfshirë më herët në listën e veteranëve të kategorisë A.

Zonja ministre do doja ta fillonim intervistën me një ngjarje që ju ka parë disi protagoniste në politikën e ditës, që ka të bëjë me dekorimin veteranëve të kategorisë A. Sot që kryeministri ka kërkuar ndjesë publike si ndjeheni?

Ndjehem shumë mirë, sepse jo çdokush kërkon falje. Tashmë të gjithë e njohin procesin, e njohin se si ka ardhur deri në ditën e sotme statusi i veteranëve të ndarë në kategori dhe kategoria A është superiore. Është ngritur një grup që ka studiuar mbi 13 mijë personat që kanë pasur statusin veteranit he për pasojë kanë përfituar pension të posaçëm dhe favore të tjera. Ne me rastin e 70-vjetorit nderuam me një medalje kategorinë A, për çka kanë bërë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Nuk e dinit këtë gjë, nuk e dinin stafet tuaja?

Në 1200 veta? Nuk ka qenë në tagrin e askërkujt, as të qeverisë dhe as më pak të Ministrisë së Mbrojtjes. Ne morëm një grup dhe kësaj kategorie i dhamë një medalje. Statusi i veteranit është fituar bazuar në këtë proces deri në vitin 96-97.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Basha krahason furrat e Aushvicit me bunkerin e Tiranës: Imagjinoni çdo t’i kishin bërë Ramës izraelitët
Edi Rama viziton varrin e Jezusit: Bazilika e Varrit të Shenjtë e ndërtuar nga perandori ilir »
Article Logic
Execution time: 0.027872085571289
array(1) { ["section"]=> string(79) "ministrja-kodheli-flet-per-bunkerin-dhe-dekoratat-jo-cdokush-kerkon-falje-28364" }