Ministrja Kumbaro rrëfen në TV5Monde: Ja romani im i preferuar nga Ismail Kadare

Publikuar tek: kulture-art, më 09:09 31-05-2016 Ministrja Kumbaro rrëfen në TV5Monde: Ja romani im i preferuar nga Ismail Kadare Ministrja e Kultures Mirela Kumbaro duke folur ne TV5Monde

Mirela Kumbaro, ministrja e Kulturës e Shqipërisë, gjatë një interviste në TV5Monde, duke folur për rolin e Ismail Kadaresë në kulturën shqiptare dhe atë ndërkombëtare, thotë se vepra e saj e preferuar e shkrimtarit të madh është “Kronikë në Gur”. Gjatë një interviste prej 10 minutash në televizionin kryesor në Francë, ministrja Kumbaro shprehet se kultura, edhe në këtë botë globale që përballet me sfida shumë të rëndësishme që kanë të bëjnë me terrorizmin, do të jetë çelësi që duhet të kuptohen zhvillimet e reja. 

“Sikurse ju e thatë Ismail Kadare është ndër autorët më të mëdhenj kontemporan por sigurisht është autori më I madh në të njëjtën kohë edhe në Shqipëri dhe që luan një rol shumë të rëndësishëm për Shqipërinë dhe shqiptarët dhe mund të thoja edhe për Evropën në të njëjtën kohë. Sepse ai nuk është thjesht një shkrimtar, është një ambassador i kulturës, një ambasador i vendit tonë dhe mendoj që është edhe një ambassador i kulturës në përgjithësi.

Vepra e Ismail Kadarësë që tani është një vepër universale me apo pa Nobelin, ai mbetet një shkrimtar i madh sikurse e cituat edhe ju. Ajo që karakterizon të shkruarën e tij, është një gjuhë shumë shqiptare dhe që duhet thënë se është një shkrimtar i njohur në Francë dhe jo vetëm por që shkruan gjithmonë në Shqip. Është një ndër njohësit më të mirë të gjuhës shqipe. Dhe që përdor gjuhën e vet shumë mirë cka transmetohet edhe nëpërmjet përkthimit. Ai është përkthyer në shumë gjuhë por kjo nuk e ka penguar që të transmetojë kulturën shqiptare gjithandej nëpërmjet veprës së tij.

Ju nuk e keni lexuar një ndër librat më emocionues të Ismail Kadaresë “Kronikë në Gur” ku flet edhe për fëmijërinë e tij dhe shtëpinë e fëmijërisë në Gjirokastër, që aktualisht i përket trashëgimnisë botërore të mbrojtur nga UNESCO por që është edhe një copëz historie e të tashmes dhe të ardhmes” thotë Kumbaro në intervistë.

Po dje, ministrja ka firmosur një marrëveshje bashkëpunimi me homologen franceze të cilën mininistra e quan historike sepse e fundit marrëveshje mes dy vendeve në fushën e kulturës daton në kohën e diktaturës. Dhe sipas Ministres Kumbaro duhet thënë se në Shqipëri, marrëdhëniet me Francën në aspektin kulturor janë edhe historike. “Kjo nuk është vetëm vepër e qeverisë. Eshtë vepër e artistëve, e njerëzve të letrës, e kulturës që kanë mbajtur këtë marrëdhënie të gjallë” thotë ministrja.

Zhvillimin ekonomik dhe atë që po ndodh në Evropë, edhe përtej terrorizmit, ministrja e lidh edhe kulturën dhe identitetin që përfaqësojnë ata që kryejnë këto akte. “Kësaj duhet ti shtojmë vëmendjen” sqaron ministrja, e cila në TV5Monde gjithashtu bën të qartë se aktualisht në Shqëpëri, Frengjishtja është gjuha e dytë e folur ndërkombëtare, edhe pse pak kohë më parë kishte humbur terren. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Lajme të mira për të gjithë shqiptarët
Kush shkoi në Francë enkas për Kadarenë që mori titullin më të lartë (FOTO dhe PERSONAZHE) »
Article Logic
Execution time: 0.028393983840942
array(1) { ["section"]=> string(85) "ministrja-kumbaro-rrefen-ne-tv5monde-ja-romani-im-i-preferuar-nga-ismail-kadare-41979" }