Minutë pas minute çfarë ndodh me zgjedhjet në Shqipëri

Publikuar tek: politike, më 14:30 21-06-2015 Minutë pas minute çfarë ndodh me zgjedhjet në Shqipëri

Hapen zyrtarisht  qendrat e votimit në Shqipëri. Ora shënoi 07:00, duke nisur kështu procesin e votimit në të gjithë vendin.

Janë 90 zona të administrimit zgjedhor ZAZ dhe 90 vende numërimi. Janë 63 politike të regjistruara në këto zgjedhje, duke garuar për 61 bashki. 158 kandidatë garojnë për kryebashkiakë nga të cilët 14 janë gra.

37 parti janë në koalicionin Aleanca për Shqipërinë Evropiane dhe 15 parti janë në koalicionin Aleanca për Punë dhe Dinjitet. 11 parti kandidojnë të vetme.61 bashki zëvendësojnë 373 bashkitë e komunat ekzistuese.

 

Minutë pas minute zgjedhjet në Shqipëri

 

15:50-Incident në Vorë, 5 militantë duan të votojnë në një qendër votimi ku nuk janë të regjistruar

15:31-Bllokohet votimi në QV 2195 në Kavajë

15:30-Bllokohet votimi në një qendër të fshatit Vrakë, Malësi e Madhe 

12:40- Përplasen simpatizantët e PD dhe PS në Konispol

12:30- Kërcënoi për vdekje deputetin, arrestohet vëllai i komunës Finiq

11:03-Voton Bujar Nishani, Presidenti i Shqipërisë

10:43-Voton Ilir Meta, Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, njëkohësisht kryetar i LSI

10:27- Voton Edi Rama, Kryeministri i Shqipërisë, njëkohësisht kryetar i PS

09:58-Voton Halim Kosova, kandidati i APPD për bashkinë e Tiranës

09:38-Voton Erion Veliaj, kandidati i ASHE për bashkinë e Tiranës

08:40-Tre persona nuk lejohen të votojnë në QV 2196/1. Komisionerët: S’e kanë emrin në listë

08:35-Thyhet kutia e votimit në fshatin Vukpalaj, Malësi e Madhe

08:30-8 Qendra votimi në Vlorë janë hapur me vonesë, problem me materialet zgjedhore

08:30-Nuk hapen qendrat në Burgun e Peqinit dhe Rrogozhinës

08:27- Voton Lulzim Basha, kryetari i Partisë Demokratike

08:24-Ende nuk janë hapur 4 qendra votimi në Durrës, janë ngatërruar kodet e kutive të votimit

08:00-Rinis procesi i votimit në 2 qendrat në Korçë

07:20-Nis me vonesë procesi i votimi në qendrën e votimit te Fakulteti i Mjekësisë në Tiranë

07:18-Bllokohen dy qendra votimi në Korçë për shkak të posterave elektoralë

07:17-Voton Lefterie Luzi, kryetarja e KQZ-së

 

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mesazhi i KQZ: Voto! Ti vendos
Votuesja e parë Lefterie Luzi, kryetarja e KQZ-së »
Article Logic
Execution time: 0.10950803756714
array(1) { ["section"]=> string(60) "minute-pas-minute-cfare-ndodh-me-zgjedhjet-ne-shqiperi-14172" }