Miqësorja/Caktohet stadiumi ku Shqipëria do luajë kundër Katarit

Publikuar tek: sport, më 21:51 28-04-2016 Miqësorja/Caktohet stadiumi ku Shqipëria do luajë kundër Katarit

Ndeshja miqësore Shqipëri-Qatar do të luhet në stadiumin e qytetit të Hartbergut në Austri. Federata Shqiptare e Futbollit ka përzgjedhur kështu vendin ku do të luhet miqësorja e datës 29 maj.

Stadiumi i Hartbergut ka një kapacitet prej 6 mijë vendesh, ndërkohë që kjo do të jetë miqësorja e dytë në histori me Qatar-in pas asaj të luajtur në maj të vitit 2012.

Më pas, kombëtarja do të udhëtojë drejt Italisë dhe më 2 qershor do të zhvillojë në stadiumin e Bergamos “Attleti Azzurri” miqësoren e dytë kundër Ukrainës. Më datë 6 qershor kombëtarja shqiptare niset nga Italia për në Peros Guirec të Francës, ku do të jetë rezidenca kuqezi për Europianin e Francës.

qatar_copy.PNG

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Stadiumi i ri, Gaz Demi takohet me projektuesit e “Juventus Stadium”
Villarreal surprizon Liverpool; kampionët marrin barazimin në Ukrainë »
Article Logic
Execution time: 0.023471117019653
array(1) { ["section"]=> string(70) "miqesorja-caktohet-stadiumi-ku-shqiperia-do-luaje-kunder-katarit-38978" }