Miqësorja Shqipëri-Gjeorgji, FSHF nxjerr në shitje biletat

Publikuar tek: sport, më 17:33 07-11-2015 Miqësorja Shqipëri-Gjeorgji, FSHF nxjerr në shitje biletat

Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar të gjithë tifozët se ka filluar sot shitja e biletave për ndeshjen miqesore mes Kombëtares shqiptare dhe asaj gjeorgjane, e cila do të zhvillohet në datën 16 Nëntor, ora 20.00 në stadiumin "Qemal Stafa".

Biletat për këtë ndeshje mund të blihen online në faqen zyrtare të FSHF-së në linkun “Biletaria online” dhe në pikat fizike si më poshtë:

-Biletaria pranë stadiumit “Qemal Stafa” në Tiranë.

-Biletaria pranë stadiumit “Elbasan Arena” në Elbasan.

-Kancelaria në bulevardin “Republika” në Korçë.

Çmimet e biletave për këtë ndeshje miqësore, e para që pas kualifikimit të Shqipërisë në Euro2016, janë si më poshtë:

Tribunat E/C = 400 lekë

Tribunat D1/D3 = 1.000 lekë

Tribuna D2 = 1.500 lekë

Tribunat A, B, Kategoria 2 = 2.000 lekë

Tribunat A, B, Kategoria 1 = 3.000 lekë

FSHF njofton të gjithë tifozët se biletat e prodhuara për këtë ndeshje kanë elemente sigurie të nivelit më të lartë, të dukshëm dhe të padukshëm me sy të lirë. Sistemet e kontrollit të biletave në hyrjet e stadiumit janë të kompjuterizuara.

Lexo edhe: Arrigo Saki takon trajnerët e kombëtareve: 3 pikat ku duhet të bazohet puna me të rinjtë

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Arrigo Saki takon trajnerët e kombëtareve: 3 pikat ku duhet të bazohet puna me të rinjtë
Rikthehet dhuna në futbollin shqiptar, administratori i klubit pështyn dhe dhunon gjyqtarin »
Article Logic
Execution time: 0.018811941146851
array(1) { ["section"]=> string(63) "miqesorja-shqiperi-gjeorgji-fshf-nxjerr-ne-shitje-biletat-24904" }