Miratimi i listave të KLGJ e KLP, Bylykbashi: 7 anëtarë nuk e kaluan vettingun

Publikuar tek: barometri, më 08:20 10-02-2018 Miratimi i listave të KLGJ e KLP, Bylykbashi: 7 anëtarë nuk e kaluan vettingun

Miratimi i listës me anëtarë të KLP dhe KLGJ dje në kuvend ka sjellë kundërshtimin e PD.

Sipas deputetit të PD, Oerd Bylykbashi në një bashkëbisedim me gazetarët

Deputeti i Partisë Demokratike, Oert Bylykbashi në një deklaratë për shtypin është prononcuar mbi kandidatët që janë pjesë e listave të miratuara dje në Parlament, janë kandidatë të cilët kanë disa prirje për të qenë kandidatë, ndërsa shton se 7 nga 10 emrat në lista nuk u është bërë Vetting-u.

Bylykbashi ndërkohë përmendi dhe disa nga kandidatët të cilët nuk janë kaluar në Reformën për Drejtësi. Ndër to janë:

Nurian Seiti- Prokuror i cili ka marrë pjesë në gjyqe politike.

Genti Ibrahimi- Sipas OMN-së nuk përmbush kushtin e të qenurit petagog i Magjistraturës për 5 vite.

Alfred Balla- I përjashtuar nga OMN për plagjiaturë dhe parregullsi të kritereve ligjore.

Naureta Llagani- Nuk figuron në listat e pjesëtarëve të shoqërisë civile

Maksim Qoku- Pjesëtar drejtues i partive politike 10 vitet e fundit.

Deputeti i PD-së bëri më faj qeverinë për këtë parregullsi duke mbrojtur tezën e tij se listat janë nul, pra të pavlefshme. “PD ka bërë ndryshime themelore në këtë proces, që dmth që parashikoi një proces të pastër, ku kandidatë të ligjshëm do të përzgjidheshin me short. Por në kemi një proces antikushtetues, kemi kandidatë të paligjshëm e si për rrjedhojë nuk munt ë kemi proces të ligjshëm zgjedhor. Listat përfundimit kanë vlerë nul”, tha deputeti.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.018044948577881
array(1) { ["section"]=> string(83) "miratimi-i-listave-te-klgj-e-klp-bylykbashi-7-anetare-nuk-e-kaluan-vettingun-109781" }