Miratimi i paketave ligjore, opozita greke kërkon zgjedhje të parakohshme

Publikuar tek: rajon, më 22:30 21-05-2019 Miratimi i paketave ligjore, opozita greke kërkon zgjedhje të parakohshme Kryeministri Alexis Tsipras dhe kryetari i 'Demokracia e Re' Mitsotaqis

Partitë opozitare greke presin që pas zgjedhjeve lokale dhe europiane  të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Lideri i partisë konservatore ‘Demokracia e Re’, Kirjakos Micotakis, i kërkoi ditën e sotme në parlament kryeministrit Aleksis Cipras, që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme nëse partia e tij ‘Demokracia e Re’ do të dalë partia e parë në Greqi.

Micotaqis paralajmëroi zhvillime të reja politike, ndërsa shtoi se qytetarët nuk kanë pse të pranojnë një periudhë të tejzgjatur paraelektorale deri në muajin tetor, kur është caktuar data formale e zgjedhjeve të përgjithshme.

Kryeopozitari Mitcotaqis kritikoi kryeministrin Cipras për miratimin e paketave ligjore dhe financiare për qëllime elektorale vetëm pak javë nga zgjedhjet e 26 majit.

Kreu i ‘Demokracisë së Re’ tha se gjendja e vështirë e pensionistëve nuk rregullohet përmes pagesave shtesë, por me sigurimin e vendeve të punës për fëmijët dhe nipërit e tyre.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022830963134766
array(1) { ["section"]=> string(79) "miratimi-i-paketave-ligjore-opozita-greke-kerkon-zgjedhje-te-parakohshme-165198" }