Miratohen në Kuvend 'dekriminalizimi', 'qeverisja vendore' dhe buxheti, mazhoranca rrëzon testin e drogës

Publikuar tek: politike, më 18:12 17-12-2015 Miratohen në Kuvend 'dekriminalizimi', 'qeverisja vendore' dhe buxheti, mazhoranca rrëzon testin e drogës

Mazhoranca dhe opozita kënë votuar në unanimitet të plotë ndryshimet kushtetuese të nevojshme për ligjin e dekriminalizimit.

Nga 131 deputetët e pranishëm në Kuvend kanë votuar pro këtyre ndryshimeve. Më pas është votuar me 132 vota pro ligji për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen ose emërohen apo që ushtrojnë detyra publike.

Ndërkohë, është miratuar vetëm me 88 votat e mazhorancës ligji për qeverisjen vendore, ndërsa opozita kundërshtoi. Por, mazhoranca ka hedhur poshtë amendamentin e deputetit të PS-së Bashkim Fino, që kërkon kufizimin në dy mandate të kryetarëve të bashkive, duke marrë vetëm 74 vota nga 84 të nevojshëm, ndërsa pro kanë votuar disa deputetë të opozitës.

Sa i përket testit të drogës për deputetët e Kuvendit, të propozuar nga Partia Demokratike, është rrëzuar nga mazhoranca.

Është miratuar gjithashtu vetëm me 85 votat e mazhorancës ligji për buxhetin e vitit 2016.

Sa i përket ngritjes së Komisionit të Posaçëm për reformën në drejtësi, miratimi i tij është shtyrë nga Kuvendi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ish-kryetarja e Doganave, Spiropali komenton protestën: Është e qartë ‘bindja ushtarake’
Ambasada e SHBA përshëndet miratimin Dekriminalizimit: Ligji më i ashpër në Europë kundër kriminelëve në politikë »
Article Logic
Execution time: 0.0041689872741699
array(1) { ["section"]=> string(105) "miratohen-ne-kuvend-dekriminalizimi-qeverisja-vendore-dhe-buxheti-mazhoranca-rrezon-testin-e-droges-28014" }