Miratohen taksat, vendoset akciza për gazin e lëngshëm

Publikuar tek: ekonomi, më 21:09 23-11-2016 Miratohen taksat, vendoset akciza për gazin e lëngshëm

Paketa fiskale e qeverisë për 2017-n kaloi me votat e mazhorancës në Komisionin e Ekonomisë.

 Opozita këmbëngul që ndërhyrjet janë klienteliste dhe nuk mbështesin ekonominë. Këtë e mbron dhe ish-ministri i financave, Ridvan Bode i cili tha se vendosja e akcizës mbi gazin e lëngshëm për automjetet do të nxisë evazionin. “Do bëhet evazion pasi rrjeti i shpërndarjes është i njëjtë. Nuk është koha e rritjes së gazit pasi është alternativë e energjisë elektrike”, tha Bode.

Akciza për gazin e lëngshëm do të ketë vlerën prej13 lekë për litër, ndërsa ministri Ahmetaj tha se nuk kanë vënë akcizë për gazin për gatim apo për ngrohje.

 Paketa fiskale parashikon heqjen e taksës doganore për lëndën e parë për fasonët dhe qymyrgurin koks si dhe uljen e vlerës nga 7 në 5 milionë lekë për kategorizimin e makinave të luksit.

Për mineralet metalore që përpunohen në vend, renta përgjysmohet nga 6% që është aktualisht në 3%. Një lajm i mirë është ulja e akcizës për duhanin e përpunuar, që kultivohet në Shqipëri, nga 4.400 lekë për kilogram, në 2.500 lekë për kilogram.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.047724008560181
array(1) { ["section"]=> string(59) "miratohen-taksat-vendoset-akciza-per-gazin-e-lengshem-60483" }