Miratohet Demarkacioni, krerët e poltikës shqiptare përshëndesin vendimin

Publikuar tek: barometri, më 11:04 22-03-2018 Miratohet Demarkacioni, krerët e poltikës shqiptare përshëndesin vendimin Parlamenti i Kosovës

Pas vendimit për ratifkimin e Demarkacionit të Kosovës me Malin e Zi, kanë reaguar dhe krerët e politikës shqiptare.

Kryeministri Edi Rama dhe kreu i PD-së Lulzim Basha kanë përshëndetur vendimin, duke e cilësuar si një lajm të mirë për Kosovën. Rama shprehet se është një votë e vonuar, por që dëshmon se Kosova është një shtet që dëshmon seriozitet në angazhimet e veta.

Sakaq, Basha e cilëson si një vendim që do të japë kontribut thelbësor në marrëdhëniet e fqinjësisë, dhe ofron mbështetjen e Partisë Demokratike për institucionet kosovare.

Reagimi i kryeministrit Rama:

Super!Vota për demarkacionin një votë e vonuar, por kuptimplotë për Kosovën si shtet që dëshmon seriozitet në angazhimet e veta?Tani Bashkimi Europian t’i përmbahet pa vonesë angazhimit të vet: Liri lëvizjeje pa viza në Europë për qytetarët e Kosovës??

Reagimi i kreut të PD-së Basha:

Pershendes votimin e sotem nga Kuvendi i Kosoves te ligjit te Demarkacionit me Republiken e Malit te Zi.  Ky akt eshte nje kontribut thelbesor ne marredheniet e fqinjesise se mire dhe stabilitetit ne rajon. Partia Demokratike fuqimisht beson se ky akt eshte nje hap i sigurte i Kosoves drejt proceseve integruese. 
Ky votim eshte nje lajm i mire per Kosoven dhe miqte e saj. Partia Demokratike si ne cdo ore te historise se saj mbeshtet me ndjenje vellazerore dhe ne respekt te institucioneve te Kosoves cdo hap drejt integrimit euro-atlantik, konsolidimit te shtetit dhe mireqenies se popullit te Republikes se Kosoves.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021553993225098
array(1) { ["section"]=> string(79) "miratohet-demarkacioni-kreret-e-poltikes-shqiptare-pershendesin-vendimin-114102" }