Miratohet ekstradimi, Salah Abdeslam do gjykohet në Francë

Publikuar tek: bota, më 20:23 31-03-2016 Miratohet ekstradimi, Salah Abdeslam do gjykohet në Francë

Drejtësia belge miratoi sot ekstradimin për në Francë të Salah Abdeslam, i dyshuari kyç i atentateve ku u vranë 130 persona në Paris me 13 nëntor, sipas një komunikate të prokurorisë federale belge.

“Transferimi u autorizua”, shkruan prokurori, duke kujtuar se Abdeslam, një francez i Belgjikës që ishte arrestuar më 18 mars në Bruksel, dëshiron gjithashtu të transferohet në Francë.

Kërkesa për t’iu dorëzuar autoriteteve franceze u shqyrtua sot nga dhoma e këshillit të gjykatës së apelit të Brukselit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021967172622681
array(1) { ["section"]=> string(63) "miratohet-ekstradimi-salah-abdeslam-do-gjykohet-ne-france-36536" }