Miratohet kërkesa, Shqipëria do drejtojë Konferencën e Kartës së Energjisë

Publikuar tek: ekonomi, më 13:30 14-10-2016 Miratohet kërkesa, Shqipëria do drejtojë Konferencën e Kartës së Energjisë

Zv.ministri i Energjisë dhe Industrisë Ilir Bejtja po zhvillon një vizitë pune në Bruksel në kuadër të takimit të Komitetit Strategjik të Kartës Ndërkombëtare të Energjisë. Bejtja u prit në një takim të veçantë nga Sekretari i Përgjithshëm i Kartës Dr. Urban Rusnak.

Në rendin e ditës ishte dhe paraqitja zyrtare e kërkesës së Shqipërisë për të marrë drejtimin e Konferencës së këtij organizmi për vitin 2019. Komiteti Strategjik e miratoi këtë kërkesë ndërsa shpallja zyrtare do të jetë në takimin e Tokios që mbahet në datat 25-26 Nëntor, ku Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri do të paraqesë platformën e lidershipit për 2019.

Bejtja theksoi rolin e Kartës Ndërkombëtare të Energjisë në politikëbërjen globale rreth çështjeve të energjisë. Gjithashtu ai u ndal tek rëndësia e dispozitave të Kartës së Energjisë lidhur me rregullat e investimeve dhe të tranzitimit me synim sigurinë e furnizimit me energji.

Bejtja paraqiti para bashkëbiseduesit arritjet e Shqipërisë në kuadër të reformës së ndërmarrë në sektorin elektroenergjitik. Vend të veçantë zuri edhe shkëmbimi i pikëpamjeve rreth projekteve të rëndësishme si ai i Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP) apo ai i degëzimit me gazsjellësin Jonian-Adriatik (IAP).

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.034307956695557
array(1) { ["section"]=> string(79) "miratohet-kerkesa-shqiperia-do-drejtoje-konferencen-e-kartes-se-energjise-56168" }