Miratohet ligji për hapjen e dosjeve dhe ligji për energjinë, hiqet barra hipotekore për familjarët

Publikuar tek: politike, më 18:15 30-04-2015 Miratohet ligji për hapjen e dosjeve dhe ligji për energjinë, hiqet barra hipotekore për familjarët

Është miratuar në Parlament me 84 vota vota pro, Ligji për Hapjen e Dosjeve, pasi është rrëzuar “Ligji për Hapjen e Dosjeve dhe Lustracionin” i propozuar nga deputetët Mesila Doda dhe Shpëtim Idrizi. Parlamenti ka miratuar me 83 vota pro edhe Ligjin për Energjinë, pasi është hequr barra hipotekore për familjarët dhe është lënë vetëm për bizneset.

Ditën e sotme në parlament u diskutua Projektligji për Hapjen e Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit në diktaturë. Projektligji ndjek modelin gjerman të hapjes së dosjeve.

Në seancën e sotme ka marrë pjesë Erion Veliaj, si ministër i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, para se të jepte dorëheqjen për shkak të kandidimit për Bashkinë e Tiranës. Veliaj është një nga ideatorët e këtij projektligji.

Sipas  variantit propozuar nga maxhoranca, transparenca në procesin e hapjes së dosjeve do të jetë e kufizuar, vetëm për institucionet shtetërore dhe për personat e përfshirë në ngjarje. Asnjë medie apo studiues nuk mund të marrë materiale për t’i bërë ato publike. Në dispozicion do të jenë materiale për figurat politike të asaj kohe, ose për persona që kanë mbi 30 vjet që kanë vdekur dhe jo për të tjerë të cilët mund të ndodhen sot në poste publike.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kërcënohet në telefon deputeti Florion Mima, bën kallëzim në Polici
Jep dorëheqjen kreu i FRD Shkodër: Jam i pakënaqur »
Article Logic
Execution time: 0.018338918685913
array(1) { ["section"]=> string(104) "miratohet-ligji-per-hapjen-e-dosjeve-dhe-ligji-per-energjine-hiqet-barra-hipotekore-per-familjaret-10021" }