Miratohet marrëveshja e shitjes së Bankers Petroleum

Publikuar tek: ekonomi, më 20:17 09-09-2016 Miratohet marrëveshja e shitjes së Bankers Petroleum

Bankers Petroleum Ltd ka njoftuar për miratimit nga Administrata Shtetërore Kineze e Këmbimit Valutor (SAFE),  të planit të propozuar të  marrëveshjes me degët e Geo ­Jade Petroleum Corporation.

  Tashmë aprovimet e nevojshme rregullatore për përfundimin e marrëveshjes janë marrë. Bankers parashikon që marrëveshja të mbyllet përfundimisht në javët e ardhshme, para datës 30 shtator 2016.

Një njoftim tjetër do të bëhet në kohën e saktë të mbylljes së marrëveshjes. Në bazë të marrëveshjes, Geo­-Jade do të marrë të gjitha aksionet e emetuara dhe të përbashkëta të Bankers nëpërmjet filialeve të saj me një çmim prej C $ 2.20 për aksion. Pas përfundimit me sukses të marrëveshjes aksionet Bankers nuk do të listohen më në bursën e Torontos atë të Londrës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020236968994141
array(1) { ["section"]=> string(58) "miratohet-marreveshja-e-shitjes-se-bankers-petroleum-52449" }