Miratohet me 110 vota projektligji për amnistinë, ja kush përfiton

Publikuar tek: politike, më 20:07 21-12-2015 Miratohet me 110 vota projektligji për amnistinë, ja kush përfiton

Kuvendi miratoi mbrëmjen e së hënës me 110 vota pro, asnjë kundër dhe 1 abstenim, projektligjin “Për amnistinë” nga i cili përfitojnë rreth 720 të burgosur.

Nga kjo amnisti përfitojnë:

a) personat e dënuar vendim gjyqësor të formës së prerë, me burgim deri në 2 vjet për dënime të dhëna deri në datën 30 nëntor 2015, pavarësisht nga koha e mbetur nga dënimi, me përjashtim të personave të dënuar për veprat penale, të parashikuara në nenin 5, të këtij ligji.

b) personat e dënuar me vendim të formës së prerë, me gjobë (për pjesën financiare të pashlyer të dënimit deri në datën 30 nëntor 2015) ose personat, për të cilët gjykata deri më datën 30 nëntor 2015 ka caktuar një nga llojet e alternativave të dënimit.

c) personat e dënuar me burgim, të cilëve, deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, u kanë mbetur pa vuajtur nga ky dënim deri në 2 vjet, me përjashtim të personave të dënuar për veprat penale, të parashikuara në nenin 5, të këtij ligji.

ç) personat e dënuara femra, që, në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, janë baras ose mbi moshën 50 vjeç, me përjashtim të personave të dënuar për veprat penale, të parashikuara në nenin 5, të këtij ligji; d) personat e dënuar meshkuj, që, në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, janë baras ose mbi moshën 60 vjeç, me përjashtim të personave të dënuar për veprat penale, të parashikuara në nenin 5, të këtij ligji; dh) personat e dënuar me burgim, të cilët, në kohën e kryerjes së veprës penale, kanë qenë baras ose nën moshën 18 vjeç, me përjashtim të atyre që janë dënuar për disa vepra penale të rënda.

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ftoi deputetët të votojnë pr/ligjin për amnistinë, duke theksuar se amnistia është fytyra humane e shtetit.

“I takon këtij parlamenti që të shprehet nëse do apo nuk do që të amnistohen një kategori personash që vuajnë dënimet penale. Kjo është një nisme ligjore, kushtetuese, me natyrë humane. Amnistia është fytyra humane e shtetit dhe i takon parlamentit. Nuk i takon as qeverisë as Ministrisë së Drejtësisë", tha Manjani.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Protesta e opozitës, Erjon Braçe hyn i "maskuar" në Parlament (Foto)
Edi Rama: Politika në Shqipëri nuk është kurrë e mërzitshme »
Article Logic
Execution time: 0.013733863830566
array(1) { ["section"]=> string(71) "miratohet-me-110-vota-projektligji-per-amnistine-ja-kush-perfiton-28289" }