Miratohet me 79 vota pro të mazhorancës projektligji për turizmin

Publikuar tek: politike, më 21:35 27-07-2015 Miratohet me 79 vota pro të mazhorancës projektligji për turizmin

Mazhoranca ka votuar në seancën e fundit plenare një tjetër projektligj të rëndësishëm, siç është ai i turizmit. Me 79 vota pro dhe 13 kundër ky projektligj ka marrë aprovimin e Kuvendit të Shqipërisë.

Opozita e kundërshtoi miratimin e këtij projektligji, duke argumentuar se duhej më shumë kohë për analizimin e tij në komisionin përkatës, për shkak se kishte defekte të shumta. Megjithatë, mazhoranca dhe ministri i Turizmit, Arben Ahmetaj e ka konsideruar projektligjin, si mënyrën e vetme për t’i dhënë fund shkatërrimit të mëtejshëm të bregdetit shqiptar.

Ndryshe nga seanca ku u miratuar ligji për arsimin e lartë, deputetët e opozitës nuk e kanë braktisur sallën, por disa prej tyre kanë qendruar aty për të votuar kundër projektligjit të propozuar nga qeveria e kryeministrit Edi Rama.

Lexo edhe:

Ahmetaj: Projektligji për turizmin i jep fund “golemizimit” të bregdetit

Berisha: Me ligjin për turizmin po ecim drejt Koresë së Veriut, jo BE-së

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Aluizni shton kategorinë e legalizimeve, përfitojnë edhe ata që kanë ndërtuar në tokë shtet
Shpërthen Manjani i LSI: Ndryshimet në kryeministri sikur do prisnin Lady Gaga-n, jo Merkelin »
Article Logic
Execution time: 0.018658876419067
array(1) { ["section"]=> string(71) "miratohet-me-79-vota-pro-te-mazhorances-projektligji-per-turizmin-17122" }