Miratohet me votat e shumicës në Këshillin Bashkiak, projekti për parkingjet me pagesë

Publikuar tek: politike, më 21:57 11-11-2015 Miratohet me votat e shumicës në Këshillin Bashkiak, projekti për parkingjet me pagesë

Është miratuar me votat e shumicës së majtë në Këshillin Bashkiak të Tiranës projekti i paraqitur nga kryebashkiaku Erion Veliaj për parkingjet me pagesë.

Pas debateve të ashpra që shoqëruan mbledhjen, PS, LSI dhe PDIU kanë votuar në favor të këtij projekti, ndërsa Partia Demokratike u shpreh kundër. 

Lexo edhe: Tension dhe fyerje në Këshillin Bashkiak, këshilltarin e PD kërkojnë ta nxjerrin jashtë, ndërhyn Veliaj


LSI i ndryshon projektin për parkingjet Veliajt, PD e kundërshton

Debate të ashpra janë duke u zhvilluar në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës, aty ku po diskutohet projekti për parkingjet me pagesë.

Mbledhja filloi dy orë me vonesë pasi këshilltarët e LSI nuk kishin rënë dakort të votonin projektin e propozuar nga kryebashkiaku Erion Veliaj dhe pas dakortësimit mes palëve, mbledhja ka nisur por projekti ndryshoi.

Një nga pikat që LSI kundërshtoi fort ishte tarfia për parkim që do të aplikohej për rezidentët, çka mesa duket nuk do të jetë më pjes e projektit.

Ndërkohë, këshilltarët e Partisë Demokratike janë shprehur kundër këtij projekti, që sipas tyre qëllimin e ka pozitiv, por mënyra e realizimit nuk është duhura. 

Përplasja e parë PS-LSI në Tiranë, nuk votohet projekti për parkingjet me pagesë

Është regjistruar përplasja e parë mes anëtarëve të Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim në Këshillin Bashkiak të Tiranës.

Mbledhja e Këshillit është shtyrë për në orën 19:00, për shkak se përfaqësuesit e LSI-së nuk e mbështetin projektin për parkingjet me me pagesë.

Ndërkohë mësohet se debate të ashpra janë zhvilluar mes anëtarëve të këshillit përpara fillimit të mbledhjes. 

Përplasje të tilla mes anëtarëve të koalicionit kanë ndodhur shpesh në bashki të ndryshme të vendit, por në Tiranë kjo situatë krijohet në një periudhë jo të qetë në marrëdhëniet PS-LSI. 

Lexo edhe: Këshilltarja e PD-së: Pas 1 orë pritje na thanë se mbledhja shtyhet, u ndërgjegjësuan për budallallëkun

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Boçi i PD: Rama e ndoti edhe më shumë kur u shfaq mes dy simbolesh
Tension dhe fyerje në Këshillin Bashkiak, këshilltarin e PD kërkojnë ta nxjerrin jashtë, ndërhyn Veliaj »
Article Logic
Execution time: 0.015688180923462
array(1) { ["section"]=> string(91) "miratohet-me-votat-e-shumices-ne-keshillin-bashkiak-projekti-per-parkingjet-me-pagese-25195" }