Miratohet moratoriumi 10-vjeçar për pyjet, Koka: Vendim historik

Publikuar tek: politike, më 22:01 04-02-2016 Miratohet moratoriumi 10-vjeçar për pyjet, Koka: Vendim historik

Kuvendi miratoi të enjten me 101 vota shpalljen e moratoriumit 10-vjeçar që ndalon prerjen e pyjeve dhe eksportin e tyre, që hyn në fuqi menjëherë.

Ministri i Mjedisit, Lefter Koka e konsideroi një vendim historik, miratimin të enjten nga Kuvendi të moratoriumit 10-vjeçar që ndalon prerjen e pyjeve dhe eksportin e tyre.

“Miratohet me 101 vota pro moratoriumi 10-vjeçar i pyjeve! Për këtë vendim historik që mori sot parlamenti ahqiptar, do të na falënderojnë brezat e ardhshëm. I lumtur që këtë nismë të ministrisë që unë drejtoj dhe reformë madhore të qeverisë shqiptare në sektorin e pyjeve, politikbërësit e përkrahën masivisht me votë!”, shkruan ministri Koka në rrjetin social “Facebook”.

Gjithashtu, deputetët miratuan me 102 vota ratifikimin e marrëveshjes për themelimin e Fondit të Ballkanit Perëndimor, ndërsa me 103 vota u miratua ‘ndryshimi i marrëveshjes së Marakeshit që themeloi Organizatën Botërore të Tregtisë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « John Kerry më 14 shkurt viziton Shqipërinë
Arta Dade: Nuk mund të lejohen mentalitetet autokrate në drejtimin e partive »
Article Logic
Execution time: 0.0155029296875
array(1) { ["section"]=> string(68) "miratohet-moratoriumi-10-vjecar-per-pyjet-koka-vendim-historik-31768" }