Miratohet rritja e çmimit të biletave, qytetarët do paguajnë 40 lekë për urbanin

Publikuar tek: politike, më 23:33 30-12-2015 Miratohet rritja e çmimit të biletave, qytetarët do paguajnë 40 lekë për urbanin

Me votat e këshilltarëve të shumicës është miratuar rritja e çmimit të biletave të transportit qytetas në 40 lekë nga 30 që ka qenë deri më tani. Vendimi është marrë në minutat e para të mëngjesit të sotëm, i propozuar nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Këshilltarët demokratë e kanë kundërshtuar këtë rritje të çmimit të biletave me argumentin se kjo rëndon qytetarët. Pas votimit nga shumica, demokratët kanë brakitsur sallën.


Veliaj propozon rritjen e çmimit të biletës së urbanit në 40 lekë, mbledhja zhvillohet me debate

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka propozuar në mbledhjen e Këshillit Bashkiak rritjen e çmimit të transportit qytetas me 10 lekë, duke e çuar atë në 40 lekë, aq sa edhe është kërkuar nga shoqatat e transportit.

Këshilltarët demokratë e kanë kundërshtuar këtë propozim, ndërkohë që mbledhja ka rinisur pas ndërprerjes për disa minuta.


Maxhoranca miraton buxhetin e Bashkisë së Tiranës

Pas disa orë debatesh Këshilli Bashkiak ka miratuar buxhetin për Tiranën për vitin e ardhshëm. Këshilltarët kanë votuar gjithashtu për paketën fiskale.

Miratimi i buxhetit dhe paketës fiskale është bërë vetëm me votat e këshilltarëve të maxhorancës, ndërsa demokratët e i kanë kundërshtuar ato.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama i gjen zëvendësuesen ministres Nikolla, u rrëfen nxënësve se s’është i shkëlqyer
Abrahams: SHBA-të nuk mbështetën institucionet në Shqipëri, rilindja jo ajo që pritej »
Article Logic
Execution time: 0.025623083114624
array(1) { ["section"]=> string(85) "miratohet-rritja-e-cmimit-te-biletave-qytetaret-do-paguajne-40-leke-per-urbanin-28897" }