Miratohet shifra marramendëse e fondit për dëmet nga aksidentet (PUBLIKOHEN SHIFRAT)

Publikuar tek: ekonomi, më 15:34 09-01-2018 Miratohet shifra marramendëse e fondit për dëmet nga aksidentet (PUBLIKOHEN SHIFRAT)

Fondi i Kompensimit për vitin 2018 vetëm për dëmet nga aksidentet ka miratuar 1.8 miliardë lekë.  

1.25 miliardë do të shkojnë për ngjarjet nga 2001 deri në 2013 ndërsa 418 milionë lekë për ngjarjet nga 2014 deri në fund të vitit të kaluar.

Ky vendim u mor nga Bordi i Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare në mbledhjen e datës 28 dhjetor 2017.

Nga ana tjetër Bordi i AMF-së ka urdhëruar Byronë Shqiptare të Sigurimit që të ndjekë procedurën e shlyerjes së menjëhershme të detyrimeve të papaguara, për të cilat ka përfunduar procesi i trajtimit.

Njoftimi i plotë i AMF-së:

Sipas vlerësimeve masa e Fondit të Kompensimit për detyrimet e mbartura dhe që do të lindin për vitin 2018 vlerësohet rreth 1.8 miliardë lekë, e ndarë:

  • 1.25 miliardë lekë për ngjarjet nga viti 2001 deri 31.12.2013 ku përfshihen detyrime të papaguara, që janë në proces trajtimi apo proces gjyqësor pa vendim të formës së prerë;
  • 418 milion lekë për ngjarjet nga viti 2014 deri në 31.12.2017 ku përfshihen detyrime të papaguara, që janë në proces trajtimi apo proces gjyqësor pa vendim të formës së prerë, dhe
  • jo më pak se 150 milionë lekë për ngjarjet që mund të ndodhin gjatë vitit 2018.

Bordi i AMF-së urdhëron Byronë Shqiptare të Sigurimit që të ndjekë procedurën e shlyerjes së menjëhershme të detyrimeve të papaguara të praktikave të dëmeve objekt i Fondit të Kompensimit, për të cilat ka përfunduar procesi i trajtimit (përmbarimore, me vendim gjykate të formës së prerë dhe të miratuara, por të papaguara) në vlerën totale  923 354 758 lekë për ngjarjet e sigurimit nga data 01.01.2001 deri në 31.12.2017.

Njëkohësisht, për të mos krijuar borxh të ri, Bordi i AMF-së vendosi krijimin e Fondit të Kompensimit për vitin 2018, minimalisht në masën 895 203 094lekë, i ndarë:

  • 745 203 094 lekë për shlyerjen e detyrimeve për ngjarjet nga 1 janar 2001 deri në 31 dhjetor 2017 (që janë në proces trajtimi apo procese gjyqësore, pa vendim të formës së prerë) dhe
  • jo më pak se 150 milion lekë për ngjarjet që mund të ndodhin gjatë vitit 2018.  

Vendimi bën të mundur që çdo qytetar që gjatë vitit 2018 fiton një vendim të formës së prerë nga gjykatat ose i miratohet nga shoqëritë e sigurimit, do të paguhet brenda vitit 2018.

Autoriteti, ashtu si në shumë vendime të marra gjatë vitit 2017, do të vazhdojë të fokusohet tek mbrojtja e interesave të konsumatorëve dhe e konsideron shlyerjen e detyrimeve të Fondit të Kompensimit si një ndër prioritetet kryesore të veprimtarisë së tij gjatë vitit 2018, edhe pse këto detyrime kanë filluar të mbarten prej vitit 2001.

  

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Viti 2018: Ja sa të punësuar ka nëpër ministri dhe kush mban shifrën rekord
»
Article Logic
Execution time: 0.12813711166382
array(1) { ["section"]=> string(89) "miratohet-shifra-marramendese-e-fondit-per-demet-nga-aksidentet-publikohen-shifrat-105971" }