Miratohet shtesa e marrëveshjes për minierën e Kromit në Bulqizë, zgjatet koncesioni deri në 2040-tën

Publikuar tek: ekonomi, më 15:44 25-07-2016 Miratohet shtesa e marrëveshjes për minierën e Kromit në Bulqizë, zgjatet koncesioni deri në 2040-tën

Deputeti socialist Ervin Bushati, u shpreh në Kuvend se koncesioni i shfrytëzimit të kromit në Bulqizë do të zgjatet edhe për dhjetë vite më shumë nga kontrata fillestare, për t’u shtrirë deri në vitin 2040, me qëllim rritjen e punësimit dhe konsolidimin e investimeve të qëndrueshme.

Si relator i Projektligji “Për miratimin e shtesës së marrëveshjes së koncensionit ndërmjet Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë, si autoriteti kontraktues, dhe ACR Holding, S.R.L., si koncensionari, për rehabilitimin, operimin dhe transferimin e Minierës së Kromit, Bulqizë, të Fabrikës së Pasurimit Bulqizë, të Impiantit të Seleksionimit, Klos dhe të Uzinës së Ferrokromit, Burrel”, Bushati vuri ne dukje se, investimet në afatet e reja koncensionare do te sjellin rritje të prodhimit dhe rritje të numrit të punësimit.

‘Nga ana e shoqërisë konçesionare është ofruar mundësia e një investimi në vlerë të konsiderueshme rreth 24 milionë dollarë në 8 vite për thellimin e pusit të minierës dhe përmirësimit të kushteve teknike”- tha Bushati.

Ndërsa, ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, e konsideroi koncesionin për shfrytëzimin e vendburimit më të madh të kromit në Bulqizë, si një nga investimet më të rëndësishëm që e kthen Shqipërinë, në një faktor të rëndësishëm të eksportit të kromit.

Duke marrë fjalën në diskutimin e projektligjit të  koncesioni të shfrytëzimit të kromit në Bulqizë, ministri Gjiknuri tha se, në këtë sipërmarrje janë mbi 1 mijë të punësuar me paga të arsyeshme dhe prodhimi i kësaj industrie jep një kontribut të rëndësishëm në ekonominë e vendit.

Përmes një investimi prej 24 milion usd, kjo industri synon të realizojë një zinxhirë të prodhimit dhe përpunimit te kromit, duke sjellë një cikël të mbyllur të këtij sektori, që është një vlerë e shtuar jo vetëm për ekonominë por edhe për të ardhurat e familjeve që punojnë aty.

Ky investim është garanci për ciklin e zhvillimit të kësaj industrie, tha ai.

Gjiknuri vuri në dukje se, prodhimi i kromit në vend nga 24 mijë ton që ishte në vitin 2013, u rrit në 43 mijë ton në 2015, duke pasur parasysh këtu, që çmimet në bursa të këtij produkti kanë qënë në rënie.

Koncensioni vijoi ai do të bëjë të mundur forcimin e penaliteteve si kurrë më parë, duke garantuar të punësuarit dhe prodhimin.  Ndërsa Shqipërinë duke e kthyer në faktor në fushën e prodhimit të kromit ashtu si dikur.

Në Kuvend, shtesa e marrëveshjes për minierën e Kromit, në Bulqizë mori votoat e duhura duke u miratuar.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.033967018127441
array(1) { ["section"]=> string(106) "miratohet-shtesa-e-marreveshjes-per-minieren-e-kromit-ne-bulqize-zgjatet-koncesioni-deri-ne-2040-ten-47676" }