Miratohet Strategjia dhe Plani i Veprimit për Diasporën, ja cilat janë synimet

Publikuar tek: aktualitet, më 11:21 17-05-2018 Miratohet Strategjia dhe Plani i Veprimit për Diasporën, ja cilat janë synimet Dokumenti

Qeveria Shqiptare ka tashmë një strategji të qartë dhe mirëstrukturuar për mbështetjen e diasporës.

E hartuar pas një punë intensive të Ministrit të Shtetit për Diasporën dhe Grupit Ndërministror të Punës, strategjia mori dritën jeshile në mbledhjen e qeverisë dhe u firmos më pas nga Kryeministri Edi Rama. Strategjia mbështet emigrantët jashtë vendit dhe nxit zhvillimin e politikave shtetërore për përfshirjen dhe kontributin e komuniteteve jashtë vendit në zhvillimin socio-ekonomik dhe politik të Shqipërisë.

Objektivat kryesorë të strategjisë janë tre; krijimi i një kuadri të plotë të politkëbërjes mbi diasporën; krijimi i një instrumenti të dobishëm në ndihmë të Qeverisë dhe aktorëve të tjerë për të përmirësuar dhe fuqizuar bashkëpunimin me Diasporën dhe përgatitja e administratës për nivelin e ri të marrëdhënies të politikës shtetërore me Diasporën. Përpos organeve që do të institucionalizojnë marrëdhënien e shtetit me diasporën, të tilla si Agjencia Kombëtare e Diasporës, Fondi Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës, Komiteti Shtetëror për Diasporës e Këshilli Koordinues, strategjia parashikon ngritjen e një Qendre Botimesh, organizmin e një Samiti të Diasporës dhe nxitjen e përmirësimit të cilësisë së shërbimeve në shtetet ku janë vendosur komunitetet më të mëdha.

Një tjetër synim i rëndësishëm është krijimi i regjistrit të organizatave shqiptare të diasporës që do të krijojë bazën e memories shtetërore për të tashmen dhe të ardhmen. Ngritja e qendrave kulturore, promovimi i të drejtave të diasporës, organizimi i komuniteteve jashtë vendit dhe e drejta e votës janë gjithashtu ndër prioritetet e strategjisë.

 

foto_strategjia_2.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Akuzohej për vjedhje, VDES në komisariat 27-vjeçari, familjarët AKUZA policisë (EMRI)
Ç’do ‘plasë’ këtë herë PD? Konferencë e jashtëzakonshme... »
Article Logic
Execution time: 0.018811941146851
array(1) { ["section"]=> string(84) "miratohet-strategjia-dhe-plani-i-veprimit-per-diasporen-ja-cilat-jane-synimet-121088" }