Miratohet VENDIMI, Qeveria jep fondin shtesë për familjet e Dëshmorëve të Atdheut Hasanaj e Tanushi (JA SA PËRFITOJNË)

Publikuar tek: aktualitet, më 19:33 12-06-2019 Miratohet VENDIMI, Qeveria jep fondin shtesë për familjet e Dëshmorëve të Atdheut Hasanaj e Tanushi (JA SA PËRFITOJNË)

Këshilli i Ministrave ka miratuar sot vendimin për dhënien e një fondi shtesë për Ministrinë e Mbrojtjes për kompensimin e familjeve të dy Dëshmorëve të Atdheut, Zarife Hasanaj e Klodian Tanushi.

Kështu, dy familjet e ushtarakëve që humbën jetën nëë krye të detyrës në Letoni nga shpërthimi i një mine do të përfitojnë 100 milionë lekë të vjetra.

'Ministrisë së Mbrojtjes, në buxhetin e miratuar për vitin 2019, i shtohet fondi prej 10.000.000 (dhjetë milionë) lekësh të reja, për kompensimin e veçantë të familjeve të ushtarakëve nëntetar Zarife Muharrem Hasanaj dhe major Klodian Nikolla Tanushi, të cilët humbën jetën gjatë kryerjes së detyrës, në mision ushtarak, jashtë vendit', thuhet në vendimin e sotëm të Këshillit të Ministrave.

Kujtojmë që rreth një muaj më parë, Nëntetare Zarife Hasanaj dhe Major Klodian Tanushi humbën jetën nga shpërthimi i një mine në Letoni, në kuadër të një misioni të përbashkët me NATO-n, ndërsa u plagos lehtë reshter Julian Kapaj.

Screenshot_1.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02469801902771
array(1) { ["section"]=> string(122) "miratohet-vendimi-qeveria-jep-fondin-shtese-per-familjet-e-deshmoreve-te-atdheut-hasanaj-e-tanushi-ja-sa-perfitojne-167984" }