Mirditë, banorët protestojnë për taksën e vënë, bllokojnë "Rrugën e Kombit"

Publikuar tek: ekonomi, më 10:58 15-08-2016 Mirditë, banorët protestojnë për taksën e vënë, bllokojnë

Banorët e Mirditës kanë protestuar sot për taksën prej 5 eurosh që duhet të paguajnë për çdo lëvizje në  Rrugën e Kombit.

Deputetja e Partisë Demokratike, Albina Deda, kundërshton taksën e vënë, teksa ka shtuar që kjo rrugë po bëhet për të bashkuar kombin shqiptar dhe jo për ta ndarë atë.

Deputetja u ka bërë thirrje të gjithëve që dje, që të dalin të protestojnë sot në orën 10 në Rrëshen, Mirditë, për ti thënë “Jo Taksës në Rrugën e Kombit”. 

Shoqëria turke “Vendeka Bilgi” u shpall fituese nga Komisioni i vlerësimit të ofertave në Ministrinë e Transporteve, me një koncesion 30- vjeçar për "Rrugën e Kombit".

Pagesat do të nisin pas më shumë se 6 muajsh, pas marrjes në dorëzim të shoqërisë turke dhe nisjes së investimeve.

bllokim_3.jpg

bllokim2.jpg

bllokom_1.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028146028518677
array(1) { ["section"]=> string(77) "mirdite-banoret-protestojne-per-taksen-e-vene-bllokojne-rrugen-e-kombit-49776" }