Mirela Kumbaro e zhëgënyer nga çmimi për letërsinë: Ja ç’shkruan këtë mëngjes për Bob Dylan

Publikuar tek: kulture-art, më 09:00 14-10-2016 Mirela Kumbaro e zhëgënyer nga çmimi për letërsinë: Ja ç’shkruan këtë mëngjes për Bob Dylan

Bob Dylan fitoi ditën e djeshme çmimin Nobel duke ngjallur mjaft debat. Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro duket se është e zhgënjyer nga ky vendim i komitetit nobelist duke theksuar se mungon shkrimtari.

“Zhgënjimi nga një çmim letrar ku shpresova të #TakohemiPërNjëLiber po s'qe e thënë...se mungon SHKRIMTARI.

Vazhdojmë të lexojmë shkrimtarët qe kemi çka nuk na pengon të degjojme poemat në muzikë nga Bob Dylan se këtë vit s'ka Nobel për letërsinë”, përmbyll me tone sarkastike opinionin e saj Kumbaro ndërsa ndan edhe një opinion nga “NyTimes”  me titull “Pse Bob Dylan nuk duhej ta kishte fituar Nobelin” ku shkruhet ndër të tjera:

“Po, Z. Dylan është një shkrues tekstesh ishkëlqyer. Po, ai ka shkruar një libër me poezi prozë dhe një autobiografi. Po, është e mundur që t’i analizojmë tekstet e tij si poezi. Por shkrimi i zotit Dylan është i pandashëm nga muzika e tij. Ai është i madh, sepse ai është një muzikant i madh, dhe kur komiteti Nobel i jep çmimin e letërsisë një muzikanti, humbet mundësinë për të nderuar një shkrimtar”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kozeta Mamaqi në promovimin e librit të Belishovës tregon kujtimet për djalin, Sokol Olldashin: Sa herë Liria më nxjerr nga përhumbja
Obama për Bob Dylan: Urime për poetin tim të preferuar, një Nobel i merituar »
Article Logic
Execution time: 0.020394086837769
array(1) { ["section"]=> string(96) "mirela-kumbaro-e-zhegenyer-nga-cmimi-per-letersine-ja-c-shkruan-kete-mengjes-per-bob-dylan-56133" }