Mirela Sula refuzon çmimin në Samitin e Diasporës: Do ndihesha sikur i kisha tradhtuar të gjithë (NJË MESAZH PËR GRATË DHE BURRAT E POLITIKËS)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 12:13 21-11-2016 Mirela Sula refuzon çmimin në Samitin e Diasporës: Do ndihesha sikur i kisha tradhtuar të gjithë (NJË MESAZH PËR GRATË DHE BURRAT E POLITIKËS)

Mirela Sula, psikologia e gazetarja që sot drejton me mjaft sukses “Global Woman” ka refuzuar marrjen e një çmimi në Samitin e Diasporës.

Dikush e ka njoftuar Sulën se do merrte një çmim por ajo ka vazhduar programin e saj ndërsa shprehet e kënaqur që nuk e tërhoqi çmimin, pasi siç shkruan, do ndiheshe sikur kishte tradhtuar të gjithë ata që i besojnë e janë lodhur nga samitet e politikës.

JA SI E RRËFEN VETË MIRELA SULA GJITHÇFARË KA NDODHUR:

“Para një ore më kontakton dikush, përfaqësues i politikes, dhe mëpyet "Mirela, a je në sallën e kongreseve sepse po zhvillohet Sumiti për Disaporën dhe do marrësh një çmim". I thashe jo, jam larguar, sot mbërrita në Londër. Atëherë po e tërheq unë për ty me tha.

 Realisht u gezova, fillova të qortoj veten "Pse asnjëherë nuk ke besuar te politika shqiptare - ja ku u kujtuan për ty, gruan e fshatit që po bën fushatë në mbarë botën të rregullosh imzahin e keq që politikanët kanë krjijuar për vendin tonë.

Ndoshta ky është ndër mesazhet e vetme që do shihini nga unë për politikën, nuk më ka interesuar dhe as nuk do më interesojë ndonjehere kjo fushë e turbullt që vec u merr njerëzve por rrallëherë u jep....

Kur më ftuan për të marre pjesë në Sumitin e Diasporës nuk e kisha të qarte se përse po organizohej, cili do ishte roli im aty, cfarë ndikimi do kishte prezenca ime dhe përse do shërbeja. Ndaj duke qene se nuk mora përgjigje vazhdova programin tim me konferencën e grave. Dhe meqe ra fjala, dikush më tha "Cfarë u ke bëre grave që vijnë e rrinë pa lëvizur me orë të tëra në eventet e tua, nga mëngjesi deri në mbremje. As Edi Rama nuk arrin t'i mbajë njerëzit kështu siç i mban ti".

 Përgjigja ime është "U jap atyre dçka që u mungon, diçka që në fakt duhet t’ua japë politika... gratë tona ministre e deputete".

Gjithsesi, nuk dua të zgjatem në këtë pikë - do thoni ju "Po çmimin e more???" - Sapo më erdhi një përgjigje "Mirela ti ishe larguar dhe organizatorët kanë kërkuar t’ju kontaktojnë gjithë ditën".

Ndërsa përgjigja ime për organizatorët dhe gjithë politkanet, gra e burra është: "Faleminderit që s'ma dhatë çmimin sepse do ndihesha sikur do t'i kisha tradhtuar të gjitha ata ndjekës që besojnë në atë që bej, dhe që janë të zhgënjyer pa fund me ju, me sumitet tuaja, punët dhe premtimet tuaja boshe. Une nuk kam pritur ndonjëherë çmim nga ju dhe as nuk do të pres që të vleresohem nga ju. Çmimet ia jap vetes cdo ditë, me punën time, përkushtimin tim ndaj të mirës dhe ndaj njerëzve si unë që besojnë në një ditë të mire se Shqipëria një ditë do të bëhet, jo me ju, por me rizgjimin e njerëzve të vërtetë që do të ndjekin misionin për të ndihmuar veten dhe vendin e tyre"

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.033888101577759
array(1) { ["section"]=> string(145) "mirela-sula-refuzon-cmimin-ne-samitin-e-diaspores-do-ndihesha-sikur-i-kisha-tradhtuar-te-gjithe-nje-mesazh-per-grate-dhe-burrat-e-politikes-60186" }