Mirëmëngjes nga Edi Rama! Kryeministri e nis ditën me lajmin e mirë për të gjithë shqiptarët

Publikuar tek: fcb-bomb, më 09:20 11-12-2017 Mirëmëngjes nga Edi Rama! Kryeministri e nis ditën me lajmin e mirë për të gjithë shqiptarët

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me një lajm të mirë për Shqipërinë. 

Sipas Ramës vendi ynë është përmirësuar me 24 vende plus në Raportin Global për Hendekun Gjinor 2017, duke u renditur e 38-ta në listën me 144 vende të ndryshme të botës.

“MIRËMËNGJES dhe me lajmin e mirë që Shqipëria përmirëson me +24 vende pozicionin e saj ndërkombëtar në Raportin Global për Hendekun Gjinor 2017, duke u renditur e 38-ta në listën me 144 vende të vlerësuara, ju uroj një ditë të mbarë. Raporti nënvijëzon që ky përmirësim vjen si rezultat i progresit të dukshëm në fuqizimin politik të vajzave dhe grave duke kompensuar progresin e ngadaltë të së shkuarës në këtë dimension. Progres është shënuar në çdo indikator të vlerësuar dhe specifikisht në Pjesëmarrje Ekonomike dhe Mundësi, Arsimim, Shëndet dhe Fuqizim Politik”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

rama.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.12410306930542
array(1) { ["section"]=> string(98) "miremengjes-nga-edi-rama-kryeministri-e-nis-diten-me-lajmin-e-mire-per-te-gjithe-shqiptaret-102643" }