Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me një urim për të gjithë shqiptarët, për 73-vjetorin e çlirimit të vendit.
Po ashtu, sonte Tirana ruan traditën dhe feston natën e bardhë. Rama bën një ftesë për të gjithë banorët e Tiranës për tu bashkuar me festimet që ka planifikuar bashkia.
“MIRËMËNGJES dhe GËZUAR 73-VJETORIN E ÇLIRIMIT TË SHQIPËRISË?? me këtë ftesë për t'iu bashkuar festimeve plot ngjyra e risi që do të organizohen sot në kryeqytet”, shkruan kryeministri këtë mëngjes në rrjetet sociale.