Mirush Kabashi shkund publikun e Gjenevës: Çfarë bëri mbrëmë Nderi i Kombit para qindra njerëzve

Publikuar tek: kulture-art, më 11:21 10-10-2016 Mirush Kabashi shkund publikun e Gjenevës: Çfarë bëri mbrëmë Nderi i Kombit para qindra njerëzve

Aktori i madh Mirush Kabashi, dekoruar me çmimin “Nderi i Kombit” ka mbajtur mbërthyer mbrëmë publikun e Gjenevës në "THEÂTRE DE LA MADELEINE” për më shumë se një orë. Përmes një monologu, Kabashi ka interpretuar magjishëm,  satirën  “Apologjia e Vërtetë e Sokratit” të autorit grek Kostas Varnalis.

I veshur me mantelin e grisur  dhe parukën  me flokë  e mjekër të gjatë si dhe me fjalën e tij të pastër, raporton “albinfo.ch”, Kabashi  ka ringjallur  Sokratin e vërtetë të gati para dymijë e pesëqind vjetëve.

Këto porosi të Sokratit kaq bukur të interpretuara nga Mirush Kabashi ngritën në këmbë publikun, i cili me duartrokitje të shumta dhe të gjata i shprehu mirënjohje këtij aktori të shumëanshëm e me karrierë gati pesëdhjetë vjeçare për këtë vepër të qëndisur me fije kaq të holla  artistike dhe njerëzore.

Ndërkaq Kabashi me sytë plot shkëlqim e një buzëqeshje të lehtë në shenjë mirësjellje dhe respekti u përkul disa herë para shikuesve.

Anthony Pièce udhëheqës i teatrit Madeleine të Gjenevës, thotë: “Kabashi aktor i përmasave ndërkombëtare ishte mysafir i teatrit tonë edhe vitin që shkoi me monodramën “Zoti Ibrahim dhe lulet e Kuranit”. Sikur atëherë ashtu edhe mbrëmë solli kënaqësi të vërtetë artistike.

mirush3.jpg

 mirush1.jpg

 mirusgh2.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Flasin dhe do vazhdojnë të flasin, por mua aq më bën”, Kumbaro me Bushatin, lexojnë Konicën
Nobeli në Letërsi, ja sa është mundësia që ta fitojë Kadare sipas “Ladbrokers” »
Article Logic
Execution time: 0.021632194519043
array(1) { ["section"]=> string(101) "mirush-kabashi-shkund-publikun-e-gjeneves-cfare-beri-mbreme-nderi-i-kombit-para-qindra-njerezve-55672" }