"Mishi i kalbur nga Brazili", qytetarët të alarmuar për produktet që konsumojnë

Publikuar tek: ekonomi, më 21:44 03-04-2017

Qarkullimi i lajmeve se në Shqipëri ka prezencë të mishit të kalbur ardhur nga Brazili ka tronditur fort konsumatorët. Edhe pse rezultati i analizave publikuar nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ishte negativ, paniku vazhdon të jetë prezent.

Drejtori i AKU-së Dritan Sejko në emisionin ‘Njerëz në fokus’ është shprehur se janë marrë të gjitha masat e nevojshme për kontrollin e ushqimeve. Ndërkaq rastet e denocimeve dhe shqetësimet  nga ana e konsumatorëve janë shtuar që pas denoncimit të mishit nga Brazili.

“Qytetarët ankohen për etiketimin në gjuhën shqipe të produktit, për mbajtjen jashtë kushteve të nevojshme të produkteve shtazore edhe për produktet e peshkut”,-tha Sejko.

AKU ka krijuar një portal për denoncimet që vijnë nga konsumatorët, të cilat më pas kalojnë në fazën e verifikimit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028810024261475
array(1) { ["section"]=> string(82) "mishi-i-kalbur-nga-brazili-qytetaret-te-alarmuar-per-produktet-qe-konsumojne-73996" }