“Misioni u krye me sukses”, komenti që po hedh dyshime për manipulimin e ndeshjes në Superligë

Publikuar tek: sport, më 18:24 08-02-2016 “Misioni u krye me sukses”, komenti që po hedh dyshime për manipulimin e ndeshjes në Superligë Foto gjatë ndeshjes Partizani-Flamurtari. Gjyqtari Dervishi në të majtë

“Misioni u krye me sukses. Partizani-Flamurtari 1-1”,  është ky komenti i bërë në rrjetet sociale nga gjyqtari anësor Melis Dervishi, i ndeshjes Partizani-Flamurtari, çka ka ngjallur dyshime se rezultati mund të ketë qënë i fiksuar më parë.

Ndeshja e luajtur më datë 6 shkurt, përfundoi në barazim 1-1, por ishte anësori Dervishi i cili në minutën e 16-të të ndeshjes anulloi golin e parë të të kuqve, ndonëse topi e kishte kaluar vijën fatale.

Flamurtari kaloi në avantazh në pjesën e parë, ndërsa Partizani barazoi shifrat vetëm në minutën e 89 të ndeshjes.

Pas publikimit të kësaj fotoje të interpretueshme nga faqja e emisionit “Procesi Sportiv”, komentet që flasin për manipulim të ndeshjes janë të shumta, por ka edhe nga ata që e shohin postimin gjyqtarit në kuadër të përfundimit të lojës në mënyrë korrekte dhe pa incidente.

12717443_1048425298552267_7114662976674806394_n.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ronaldo i jep fund zërave për largimin e tij: Kam edhe dy vjet kontratë me Realin
Cana vendimtar te Nantes, arrijnë në gjysmëfinalen e Kupës »
Article Logic
Execution time: 0.24800992012024
array(1) { ["section"]=> string(97) "misioni-u-krye-me-sukses-komenti-qe-po-hedh-dyshime-per-manipulimin-e-ndeshjes-ne-superlige-32067" }