Miss Globe 2016, zbulohen surprizat

Publikuar tek: kulture-art, më 13:15 22-11-2016 Miss Globe 2016, zbulohen surprizat

Ndërkohë që na ndajnë vetëm pak ditë nga finalja e madhe e Miss Globe 2016, janë zbuluar disa nga surprizat që organizatorët e garës së madhe të bukurisë kanë ruajtur për publikun e sëpremtes së 25 nëntorit. Në Expocity ndërkohë po punohet për ngritjen e skenës gjigande në të cilën do të parakalojne 40 kandidatët për kuroren e Miss Globe.

Ndërsa surpriza e parë paashikohet të jetë në prezantim. Një dyshe që premton shumë është ajo e Altin Hazizajt dhe Iva Meres që këtë vit Deliart i ka bërë bashkë për të prezantuar natën finale të Miss Globe. Ai një personazh që vjen nga shoqeria civile dhe media ndësa ajo një bukuroshe  e njohur tashmë në fushen e prezantimit. 

Nuk mbeten pas as detajet e spektaklit te menduara per kete vit. Keshtu pervec spektaklit qe do te japin vete bukuroshet, nje gershetim i performances artistike me hiret e me te bukurave te ardhura ngav5 kontinentet pritet të ndodhë në skenën e Miss Globe sivjet. Të ftuar speciale do të jenë Corona, Aleksandër Gjoka, Eranda Libohova, Redon Makashi, Evis Mula, Manjola Nallbani, Vesa Luma, Big Basta, Kastriot Tusha, Ramona Tullumani, Renis Gjoka, Classic Boys, pa harruar numrat artistikë të balerineve që drejtohen nga koreografja Olta ahmetaj. 


Një mbrëmje që natyrisht premton të mbetet e paharueshme dhe jo vetëm për pjesëmarrëset dhe që kulmin pritet ta shënoje kur Ann Colis, Miss Globe 2015, të dorëzojë kurorën e mbretëreshës së re që do të kurorëzohet në Tiranë.

mis1.jpg

mis2.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ja renditja e Shqipërisë në Eurovizionin e Fëmijëve
“Nderim për Teodor Laçon”, personalitetet mblidhen në Korçë për ceremoninë e veçantë (FOTOT) »
Article Logic
Execution time: 0.016236066818237
array(1) { ["section"]=> string(40) "miss-globe-2016-zbulohen-surprizat-60307" }