Misteri i dy “vëllezërve diellorë” që ka shokuar doktorët

Publikuar tek: bota, më 20:17 06-05-2016 Misteri i dy “vëllezërve diellorë” që ka shokuar doktorët

Dy vëllezër në Pakistan tashmë njihen me pseudonimin “fëmijët diellorë” dhe misteri i tyre ka lënë pa fjalë doktorë vendas e të huaj.

Njëri i moshës 9 vjeç dhe tjetri 13, të dy vëllezërit janë fëmijë aktiv dhe normal gjatë ditës. Por sapo dielli perëndon ata të dy futen në një gjendje vegjetative - të paaftë të lëvizin apo të flasin. Javed Akram, profesor i mjekësisë në Institutin e Shkencave Mjekësore në Pakistan thotë se nuk e ka idenë çfarë i shkakton simptomat e tyre.

“Ne e morëm këtë rast si një sfidë. Mjekët tanë janë duke bërë teste mjekësore për të kuptuar se pse këta fëmijë janë aktivë gjatë ditës, por nuk mund të hapin sytë, të lëvizin apo të ushqehen sapo dielli perëndon”, shprehet ai pasi i ka vizituar vëllezërit në spital.

Ata janë duke kryer disa testime në një spital të Islamabadit, kryeqytetin e Pakistanit ndërsa disa mostra nga gjaku i tyre iu është dërguar mjekëve të huaj për ekzaminime të hollësishme, raporton Newsbomb.al

Prindërit e tyre janë kushërinj të parë nga një provincë e varfër e Pakistanit, dy nga gjashtë fëmijët e tyre kanë vdekur në moshë të re ndërsa dy të tjerët nuk kanë shfaqur asnjë simptomë të pazakontë.

Teoria e thjeshtë e babait të tyre është: “Unë mendoj se ata marrin energji nga dielli”.

Por mjekët e kanë hedhur poshtë idenë se drita e diellit luan ndonjë rol, duke vënë në dukje se djemtë mund të luajnë gjatë ditës edhe kur ndodhen në një dhomë të errët apo në një ditë me stuhi shiu.

Teksa dalin nga spitali herët në mëngjes, të dy fëmijët duken të gëzuar dhe normal e plot energji. “Unë dua të bëhem mësues”, thotë vëllai i madh ndërsa vëllai i tij më i ri thotë se dëshiron të bëhet dijetar mysliman. /Newsbomb.al/

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.34465408325195
array(1) { ["section"]=> string(61) "misteri-i-dy-vellezerve-diellore-qe-ka-shokuar-doktoret-39712" }