Misteri i njollës së thesarit të zbuluar në Amfiteatrin e Durrësit

Publikuar tek: kulture-art, më 11:06 25-02-2015 Misteri i njollës së thesarit të zbuluar në Amfiteatrin e Durrësit Monedhat turke

Monedhat turke, një thesar i vogël i zbuluar në Amfiteatrin e Durrësit,  janë të gjitha prej argjendi të përzier me bakër. Mbas restaurimit u arrit të datoheshin në bazë të tugrës së sulltanit. Ato rezultojnë se i përkasin shek XIX.

Studiuesi i njohur Frederik Stamati shpjegon se në njërën prej monedhave të paraqitura dallohet një njollë e zezë, e cila është rezultat i formimit të sulfurit të argjendit.

“Nuk e hoqem, sepse do te dilte një sipërfaqe disi e grryer. Njolla tregon se thesari ka qenë futur ose në një qese lekure, ose mëndafshi. Degradimi i kolagenit të lëkurës, sidomos i aminoacideve cistinë dhe cisteine, ose i serinës së mendafshit, kanë dhënë squfurin për kryerjen e reaksionit përkatës dhe nxirjen”, thotë studiuesi Stamati.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shpëtohet nga rrënimi Kisha e pikturuar nga Onufri
UNESCO: Parisi kryeqendra e xhazit »
Article Logic
Execution time: 0.020748138427734
array(1) { ["section"]=> string(71) "misteri-i-njolles-se-thesarit-te-zbuluar-ne-amfiteatrin-e-durresit-4381" }