Misteri i pushkatimit të Themistokli Gërmenjit, studiuesi i historisë: Dosja e tij mbahet e mbyllur, presim të hapet pas 100 vitesh

Publikuar tek: kulture-art, më 14:29 10-12-2017 Misteri i pushkatimit të Themistokli Gërmenjit, studiuesi i historisë: Dosja e tij mbahet e mbyllur, presim të hapet pas 100 vitesh

Sot është përkujtuar 101 vjetorin e shpalljes së republikës Shqiptare të Korçës. Përfaqësues të pushtetit vendor e më gjerë kanë kryer homazhe pranë vendprehjen e Themistokli Gërmenjit.

Ndër to ishte edhe ambasadorja franceze e akredituar në Tiranë, Christine Vasak, e cila vuri një buqetë me lule.

Studiuesi i historisë në Korçë, Niko Kotherja shkruan në një status në facebook se ajo është e dyta ambasadore franceze që bën homazhe pranë varrit të Gërmenjit në shenjë ndjese, pasi ishte gjykata franceze ajo që vendosi për pushkatimin e tij në Greqi 101 vjet më parë. Kotherja shkruan se pas 100 vitesh e mbyllur në arkivat greke, pritet të hapet më në fund dosja e tij misterioze.

“Sot, 10 dhjetor, në 101 vjetorin e shpalljes së republikës Shqiptare të Korçës. Prezente autoritete jo vetëm lokale të Korçës , por edhe më gjerë. Me rëndësi të vecantë prezenca e ambasadores franceze znj. Christine Vasak e cila në një hark kohor prej pothuaj një decade shënon rastin e dytë të vendosjes së një buqete me lule në vendprehjen e Themistokli Gërmenjit. Pas ambasadorit francez, Patrick Chrismo që më 1998 vendosi të parën buqetë lulesh, Vasak është e dyta që përcjell mirënjohjen ndaj Themistokli Gërmenjit, lule dhe homazh që kuptohen si ndjesë për pushkatimine  tij në Selanik më 1917 nga një vendim i një gjykate ushtarake franceze. Tani presim hapjen e dosjes së hetuesisë së Germenjit, që me vendim gjykate mbahet e mbyllur prej 100 vitesh”, shkruan Niko Kotherja. 

niko_kotherja.jpg

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zbulim historik në Egjipt, gjendet mumja 5500 vjeçare
»
Article Logic
Execution time: 0.025825023651123
array(1) { ["section"]=> string(135) "misteri-i-pushkatimit-te-themistokli-germenjit-studiuesi-i-historise-dosja-e-tij-mbahet-e-mbyllur-presim-te-hapet-pas-100-vitesh-102589" }