Misteri i vilave te Liqeni, Grabocka e Vejsiu “sulmohen” nga PD

Publikuar tek: politike, më 12:42 29-01-2015 Misteri i vilave te Liqeni, Grabocka e Vejsiu “sulmohen” nga PD Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu

Ish-kryeministri Berisha deklaroi në Parlament se Rama po bën ndryshimin e vijës së liqenit artificial në Tiranë. Shkak sipas tij, janë bërë pikërisht “vilat e njerëzve afër kryeministrit”. Por çfarë ndodh dhe kush është pas akuzave të ish-kryeministrit. Bëhet fjalë më së shumti për dy vila, që i përkasin dy zonjave të skenës shqiptare: Regjizores Vera Grabocka dhe prezantueses Alketa Vejsiu.

Më herët partia demokratike, nëpërmjet Jamarbër Malltezit denoncoi si të paligjshme këto vila në Parkun e Liqenit Artificial. Sipas PD, ato janë ngritur përpara rezidendës qeveritare të Presidentit të Republikës, në shkelje të ligjeve por edhe të vendimit të KRTRSH të vitit 2004, ku Artan Lame, sipas Malltezit, ka qenë kryetar. “Vilat janë në pronësi të mikut të ngushtë të Edi Ramës. Ndërtuesi financues i Ramës është i paprekshëm” akuzon PD.

Po sot në mesditë, pritet të dalë Artan Lame, kreu i ALUIZNI-t në një konferencë për shtyp për të folur për këtë zonë.

Në zonën për të cilën bëhet fjalë janë gati 30 apo 40 shtëpi që janë ndërtuar pa leje. Ndërkohë që zona është shpallur informale më parë. Nuk dihet sesi do të reagojë qeveria, por palët, nuk kanë pasur guximin që të dalin publikisht për të përmendur emrat.  

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Berisha mban ‘ison’ e zakonshme: Sezoni i protestave nisi me sukses
Valentina Leskaj zgjidhet zv/presidente e Asamblesë Parlamentare të KiE »
Article Logic
Execution time: 0.031111001968384
array(1) { ["section"]=> string(65) "misteri-i-vilave-te-liqeni-grabocka-e-vejsiu-sulmohen-nga-pd-1818" }