Mitet e gabuara për dietën dhe mirëqenien që nuk duhen besuar

Publikuar tek: blogu-i-blerines, më 14:11 19-01-2019 Mitet e gabuara për dietën dhe mirëqenien që nuk duhen besuar Blerina-Florecenter

Blogu i Blerinës- newsbomb.al

Mitet e gabuara për dietën dhe mirëqenien që nuk duhen besuar

Besoj të gjithë e keni venë re që nuk kalon qoftë edhe një ditë e vetme, pa “zbuluar” një aktivitet fizik magjik, një regjim ushqimor mrekullibërës, një recete cajrash apo lëngjesh të pabesueshme për funksionin që kanë. Dhe sapo marim kohë të përpunojmë të gjithë informacionin e ri, të blejmë produktet për të realizuar ushqime, lëngje, rregjistrohemi në programe të ndryshme stërvitore, miti bie... Për cudi dalin në pah studime të reja, sporte të reja, receta të reja, regjime ushqimore të reja. I gjithë ky kaos informativ, bën që jo vetëm të ç’orientohemi por edhe të mos dimë kujt teorie duhet ti besojmë si më efikase për ne. Kështu përshembull një ndër mitet që qarkullon së fundmi, i cili nuk është aspak i vertëtë na thotë “Nëse kryen shumë aktivitet fizik, mund të ushqehesh si te dëshirosh dhe të mos kesh kufij dhe limite se djegin muskujt për ty” . Në vërtetë trupat me muskulaturë të mirëndërtuar janë një motorr shumë i mirë në djegien e kalorive, krahasuar me një trup që kryen jetë pasive, por ushqimet e pashëndetshme mbeten të tilla, cilado të jetë mënyra jonë e jetesës. Dhe ato janë të dëmshme dhe kanë pasojat e tyre në shëndet dhe imazh cilido të jetë aktiviteti ynë fizik. Nuk besoj se mund të themi që nje trup që kryen aktivitet fizik, mund të hajë të skuqura nga mëngjesi në darkë, të konsumojë pije alkolike dhe të gazuara e shumë të tjera si këto, se të nesërmen do të shkojë në palestër dhe i gjithë ky ushqim i pashëndetshëm do ti kthehet në muskuj. Edhe aktiviteti fizik ka nevojë për regjimn ushqimor dhe të mirëkombinuar madje.

Multivitaminat në përditshmëri

Ka shumë teori që mbështesin idenë që duhet të pijmë cdo ditë një vitaminë të caktuar ose një tabletë multivitamin jo vetëm për të qenë te shendetshëm dhe të izoluar nga viruse e infeksione të ndryshme që qarkullojnë por edhe për bukurinë e lëkurës së trupit dhe fytyrës. Kjo nuk është aspak e vërtetë, madje organizmi ynë duhet ti përthithë dhe përpunojnë (metabolizojë) vitaminat dhe kripërat minerale nëpërmjet ushqimeve që kosnumojmë në përditshmëri. Madje ndryshe nga kompanitë e mëdha farmaceutike në botë që promovojnë nëpërmjet fushatave mediaktike shitjen e këtyre tabletave të mbushura me ngjyrues sintetik, të dhënat statistikore çdo ditë konfirmojnë se një numër i madh njerëzish nga teprica me vitaminat D dhe B12, kanë nisur të kenë probleme të shumta me ndjeshmërinë lëkurore, lëkura e tyre nuk i toleron mirë temperaturat e ulta dhe ato të larta, por mbi të gjitha me forma te ndryshme alergjish. Dhe kjo bën që ata të kthehen në pacientë të përhershëm të sëmundjeve alergjike.

Yndyrnat e mira nuk shëndoshin

Këtu është rasti të themi se përdorimi i avokados thuajse çdo ditë dhe me doza të konsiderueshme, për hir të idesë se ajo është e ngopur në yndyrna të mira për të cilat ne kemi nevojë, nuk e përjashtoj mundësinë që ne të shëndoshemi prej tyre. Këtu përfshihen edhe konsumimet pa “doganë” të vajit të ullirit, kikirikut, kokosit e shumë të tjera si këto. Pa harruar edhe sasinë vajore që marim nëpërmjet frutave të thata, për të cilat duhet të pranojmë që thuajse të gjithe ne hamë shumë më shumë nga se na rekomandohet.

8 gota ujë në ditë

Le të themi që edhe kjo teori është një mit që  duhet marë me rezerva. Sasia ditore e ujit nuk është aq e prerë me thikë, sepse ajo varion nga trupi në trup sipas karakteristikave përkatëse që kemi secili prej nesh. Këtu fusim edhe patologjitë e ndryshme që na detyrojnë të pimë aq sasi uji sa do të na rekomandohet. Por edhe pesha dhe punët që kryejme, si dhe pa harruar edhe aktivitetet fizike.

Karbohidratet bëjnë keq!

Gjithnjë e më shumë po flitet dhe shkruhet për grupin e ushqimeve që përmbajnë karbohidrate si për grupin e ushqimeve që formojnë një listë të zezë. Ato jo vetëm që nuk duhen përjashtuar nga regjimi ynë ushqimor por janë “benzina” e trupit tonë. Nëse ne i moderojmë në përdorim, zgjedhim cilësitë e tyre më të mira, jo vetëm që nuk na shëndoshin por na kthehen edhe në ndihmëse shumë të mira të mbajtjes së peshës trupore që duam.

Sa më i dobët je, aq më shumë shëndet të mirë gëzon!

Pesha dhe aspekti fizik nuk përcaktojnë në mënyrë përfundimtare anën shëndetsore të asnjërit prej nesh. Çdo trup reagon gjatë regjimit ushqimor dhe aktivitetit fizik sipas mënyrës së tij, sipas gjenetikës që na përcakton. Disa e kanë më të lehtë të marin dhe të humbasin kilogramë, disa e kanë më të lehtë ti marin ato dhe më të vështirë ti humbasin. Pra ne kemi të gjithë karakteristikat tona që na bëjnë të ndryshem nga tjetri dhe sdo të thotë që ai që është më i dobët është më i shendetshëm nga ana e organeve krahasuar me atë që është më shume ne peshë./ Blerina e Florescenter

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.16837310791016
array(1) { ["section"]=> string(68) "mitet-e-gabuara-per-dieten-dhe-mireqenien-qe-nuk-duhen-besuar-149433" }