Mitet që rrëzon shkenca, Mali Everest nuk është më i larti në botë dhe Muri Kinez nuk shihet nga hëna

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 16:40 23-04-2015 Mitet që rrëzon shkenca, Mali Everest nuk është më i larti në botë dhe Muri Kinez nuk shihet nga hëna

Ekspertët kanë hedhur poshtë disa nga “mitet” e kthyera në fakte në ditët e sotme. Ndër faktet që janë besuar gjerësisht si të vërteta hidhet poshtë që Muri Kinez shihet nga hapësira, që Mali Everest është më i larti etj,. Robert Ripley është ai që ka sjellë anën tjetër të këtyre fakteve.

1. Kameleoni ndryshon ngjyrën e lëkurës në varësi të ambjentit. Besoni apo jo kameleonët e ndryshojnë ngjyrën e trupit si përgjigje të humorit, temperaturës, komunikimit dhe objekti që ata janë duke prekur.

2. Mali Everest është pranuar si Mali më i lartë në botë, por ai është më i lartë po të matet mbi nivelin e detit. I matur nga baza deri në majën e tij mali Mauna Kea është më i larti. Gjithsesi, Mali Everest mbetet mali me majën më të lartë në tokë. 

3. Ekspertët Apollo kanë konfirmuar që Muri Kinez nuk mund të shihet nga hëna. E vetmja gjë që mund të shihet është një shtresë e bardhë dhe blu e tokës.

4. Sipas ekspertëve pas vdekjes trupi i njeriut e humb nxehtësinë më shpejt se koka, por ky është një mit, pasi trupi ftohet njësoj.

5. Pjesë të ndryshme të gjuhës ndjejnë shije të ndryshme. Kjo është hedhur poshtë nga hulumtuesit të cilët tregojnë që shija vjen nga e gjithë gjuha, por pjesë të ndryshme janë më të ndjeshme ndaj shijeve të caktuara.

6. Kikirikët nuk i përkasin familjes së arrave, por bishtajoreve si fasulja dhe bizelja.

7. Sheqeri nuk shkakton hiperaktivitet te të rinjtë, ashtu siç besohet nga disa.

8. Njerëzit kanë më shumë se 5 shqisa. Pavarësisht se mendohet se janë 9 shqisa, studiuesit mendojnë se mund të jenë madje 21.

9. Vitamina C nuk është efektive për njerëzit e ftohur siç besohet sot. Ajo forcon sistemin imunitar duke parandaluar virozat e gripit.

10. Kafeja nuk dehidraton siç besohet nga disa studiues, pavarësisht se ajo shkakton nevojën për të dalë në banjë.

11. Thonjtë dhe flokët tuaj nuk vazhdojnë të rriten pasi vdisni pasi çdo ind kërkon energji për t’u rritur.

12. Lakuriqët e natës nuk janë të verbër pavarësisht jetës së tyre të natës dhe syve të vegjël.

13. Në Londër ju jeni thuajse gjithmonë 6 metër larg një miu. Por, kjo nuk mund të jetë e vërtetë pasi brejtësit nuk mund të jenë gjithmonë 6 metër larg njëri-tjetrit.

14. Neurologët tregonin që vetëm 10% e trurit është aktiv, por studiuesit tregojnë që çdo pjesë e trurit është aktiv.

15. Pinguinët kryejnë martesa monogame. Por studimet tregojnë që ka disa pinguinë që nuk presin të njëjtin partner vitin tjetër si nevojë urgjente për shtimin e tyre.

16. Nëse prekni një zog nëna e tij do të nuhasë aromën e njerut dhe do ta refuzojë atë. Në të vërtetë zogjtë kanë një aftësi shumë të varfër të nuhatjes ndaj, ato nuk e nuhasin dot aromën e njeriut në zogjtë e tyre.

17. Gjaku është blu përpara se të oksigjenohet. Gjaku është gjithmonë i kuq, dhe niveli i skuqjes dallon në varësi të oksigjenimit, por miti për ngjyrën blu të gjakut nuk është i vërtetë.

18. Të notoni pas një ore pasi keni konsumuar vaktin tuaj nuk ju çon drejt mbytjes. Si për çdo aktivitet tjetër, ushqimi vështirëson ushtrimet, por nuk rrezikon jetën.

19. Demat zemërohen kur shohin ngjyrën blu dhe të verdhë dhe jo të kuqen.

20. Çokollata nuk shkakton akne në fytyrë.

21. Rruajtja e kokës nuk do të pasojë flokë që rriten më shpejt ose të shëndetshëm.

22. Frankestein është emri i përbindëshit në librin e Mary Shelley”Frankestein”. Në të vërtetë Frankestein është emri i krijuesit të përbindëshit.

23. Burrat mendojnë për seks çdo 7 sekonda. Nuk ka fakte që e vërtetojnë këtë pohim.

24. Lloji afrikan i zogjve, strucat e zhysin kokën e tyre në rërë kur janë të frikësuar. Në të vërtetë ata gëlltitin rërë për të ndihmuar tretjen e ushqimeve.

25. Të ecurit në gjumë “somnambul” nuk shkakton ndonjë dëm fizik, është thjesht një çorientim për pak sekonda.

26. Ngrënia e djathit përpara fjetjes shkakton ëndrra të këqija. Ai shkakton një gjumë të ngarkuar emocionalisht por jo domosdoshmërisht me ëndrra të këqija.

27. Albert Einstein nuk e kaloi provimin e matematikës në shkollë. Kjo është gënjeshtër, pasi ai shkëlqeu në matematikë.

28. Mizat jetojnë vetëm 24 orë. Ato realisht jetojnë deri në një muaj.

29. Karrota ju ndihmon që të shihni natën. Ky është një mit pasi është vitamina A ajo që jep mundësinë për një shikim më të mirë natën, dhe vitamina A gjendet dendur te karotat.

30. Kryeqyteti i Australisë është Sydney. Në fakt është Canberra kryeqyteti i Australisë.

31. Domatja është frut dhe jo perim.

32. Nëse dilni me flokë të lagura nuk do të ftoheni, ky është një mit.

33. Alkooli ju mban ngrohtë. Birra zgjeron enët e gjakut dhe gjaku i ngrohtë qarkullon pranë lëkurës duke dhënë idenë që e ngroh lëkurën, por enët e gjakut janë afër sipërfaqes ndaj ftohen gjithashtu shpejt.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Banorët kërkojnë përjashtimin e Albës nga loja, lag Marsuelën me ujë të nxehtë
Gena dhe Mimoza Shkodra sjellin “Pikë në oqean” »
Article Logic
Execution time: 0.020885944366455
array(1) { ["section"]=> string(105) "mitet-qe-rrezon-shkenca-mali-everest-nuk-eshte-me-i-larti-ne-bote-dhe-muri-kinez-nuk-shihet-nga-hena-9539" }