“Mjaft ju lutët burrave e vetë rrini majë takave Versaçe dhe Jaguarëve”... Majlinda Bregu përplaset me komentuesin (REPLIKAT)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 09:15 06-12-2016 “Mjaft ju lutët burrave e vetë rrini majë takave Versaçe dhe Jaguarëve”... Majlinda Bregu përplaset me komentuesin (REPLIKAT)

Deputetja Majlinda Bregu ditën e djeshme ka publikuar urdhrin e mbrojtjes për Liljana Rukajn, gruan që u vra në Fier në mënyrë makabre nga bashkëshorti i saj.

Demokratja kërkoi të dinte se pse nuk u mbrojt Liljana dhe për këtë pati një reagim edhe nga ministri i Brendshëm Saimir Tahiri i cili zbluloi se urdhri i mbrotjes nuk kishte shkuar asnjëherë në polici por ndërkaq, Bregu ka replikuar edhe me komentuesit ndërsa një prej tyre i ka kujtuar deputetes edhe luksin me të cilin jetojnë parlamentarët.

KOMENTUESI: Ky eshte reagim tipik Feminist, ideollogji kjo qe shkaterron familjen, kur je ligjvenes eshte me e rende.
Askush nuk po justifikon ngjarjen, por te shikohen ngjarjet nga perfundimi i tyre eshte me e pakta qesharake dhe te nisesh nga ngjarje te tilla (ku propabiliteti per probleme mendore eshte me i mundshmi) per te "çoroditur ligjet" duke shbalancuar cdo gje nen preteksin e te ashtuquajtures barazise gjinore.
Ndihem i neveritur . TURP.

DEPUTETJA BREGU: Absolutisht Feminist dhe Njerezor! Eshte vrare nje njeri! Turpi per ty e ata qe mendojne si ti!

KOMENTUESI: E lexuat ate qe shkrova me lart apo si ne parlament , rendesi ka qe te flasesh qofte edhe pa thelb.
Mjaft ju lutet burrave qe te meren me ngjarjen si ne gjithçka tjeter e vete rrini maje takave versace dhe jaguareve , apo mjaft ju qaheni kryetareve per kuotat e gatshme pa gare, po pervishuni punes dhe dilni ne mejdan meqe duhet barazi, fitojeni me mund jo me lepirje e as mos prisni qe ndihma tu vije nga spekulantet nderkombetare nepermjet shoqatave multimilioneshe te tyre, te cilet ju mbeshtesin sot per tju perdorur neser.
Pergjegjesi plus per ju si pushtetare te djeshem dhe te sotem qe nuk mereni me shkaqet e verteta te dhunes, per fukarallekun dhe skamjen, drogen dhe alkolin, per imoralitetin dhe shthurjen e shoqerise tone.
Nese sot ndjeheni krenare per te qenurit feministe atehere pse fjales maskilizen i shtoni llagape si anadollake etj. Nese shoqeria do ndahej ne feministe dhe maskiliste çdo ndodhte pastaj ,si do ishte vazhdimi ...
Sot ligjet tuaja femiste te mara copi paste na skutat e Sorrosave dhe sorrave , çuan ne vrasje e dy femije te pa fajshem, nje burre (ne gjendje depresioni) vrau mizorisht dy femite e tij dhe veten pasi gruaja e tij mire qe i iku me dashnorin dhe e braktisi ate dhe femite por i erdhi ne mesnate ti mare femijet qe tia rrise dashnori se keshtu e dashka ligji se perndryshe te denoncon. 
Shpresoj mos te vazhdohet me shkaterrimin e kesaj shoqerie duke ja shkerrmoqur zemren e saj, familjen.

majl.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.03223705291748
array(1) { ["section"]=> string(124) "mjaft-ju-lutet-burrave-e-vete-rrini-maje-takave-versace-dhe-jaguareve-majlinda-bregu-perplaset-me-komentuesin-replikat-61724" }