“Mjaft”: Nga 85 premtime 60 nuk u realizuan nga Basha

Publikuar tek: politike, më 12:10 13-03-2015 “Mjaft”: Nga 85 premtime 60 nuk u realizuan nga Basha

Lëvizja Mjaft ka prezantuar sot raportin mbi premtimet e realizuar nga kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha gjatë fushatës elektorale të vitit 2011.

85 premtime janë evidentuar nga “Mjaft” të bëra gjatë fushatës nga Basha, por sipas kësaj organizate vetëm 15 prej tyre janë realizuar, 6 prej tyre pjesërisht të realizuara, 4 janë të pamatshme, ndërsa 60 premtime nuk janë realizuar.

85 premtimet e Bashës në fushatë janë ndarë në 5 kategori kryesore: Mjedisi-4 premtime, zhvillimi ekonomik lokal-20, turizimi; kultura dhe sporti-9, kujdesi social-12, arsimi-12 dhe infrastruktura-28 premtime.

Fusha me numrin më të lartë te premtimeve të pambajtura e kryeson infrastruktura me plotë 25, ndërsa janë realizuar vetëm 2.

Turizimi, kultura dhe sporti janë fushat ku premtimet e Bashës janë bërë realitet në një masë më të madhe në krahasim me premtimet që ka dhënë në fushatë për këto fusha. Kështu, nga 9 premtime të dhënë, janë realizuar 4, një pjesërisht i realizuar, 3 të parealizuara, ndërsa një është i pamatshëm. 

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranë, Petro Bozdo ka komentuar shkurtimisht raportin e “Mjaft”, duke u shprehur se kjo organizatë është po aq serioze sa ministri Erion Veliaj. “Mjafti i Velias është po aq serioz dhe për t’u marrë në konsideratë sa ministri Veliaj”, ishte komenti i shkurtër i Bozdos. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama ‘kritikon’ Braçen për gjuetinë: Sport i pakuptimtë!
Ristani: Rama-Meta po e kthejnë në estradë . Rama: Po me aktorin ç'patën »
Article Logic
Execution time: 0.17356610298157
array(1) { ["section"]=> string(55) "mjaft-nga-85-premtime-60-nuk-u-realizuan-nga-basha-5771" }