Mjekësi si e Zimbabves

Publikuar tek: analiza-komente, më 15:05 27-02-2015 Mjekësi si e Zimbabves

Askush  dhe në asnjë kohë, asnjëra prej qeverive shqiptare të pas 1991-shit, e çdo krahu politik qoftë ajo, nuk ka evidentuar në themel problemet reale  dhe mbi bazën e tyre të ndërtojë një platformë zhvillimi afatgjatë të shëndetësisë shqiptare, në përputhje kjo me nevojat dhe kushtet reale. Një gjë e tillë është bërë qëllimtazi, sepse më pas asaj do t’i duhej të fillonte implementimin e kësaj platforme, dhe "nga e thëna në të bërë është në mes një det i tërë." 

Të gjithë  flasin për reforma, që vetëm të tilla nuk janë, sa për të shtyrë mandatin qeverisës, sa të mbushin xhepat e tyre dhe të klientëve të tyre, e më pas shëndetsia aty ku ishte, mbetet.

Nëse populli shpreh pakënaqësi kundrejt sistemit, ua adresojmë atë pakënaqësi ndaj punonjësve të shendetësisë, duke i treguar ata si shkak i kësaj prapambetje dhe mosfunksionim të sistemit. Janë ata shkaku i korrupsioni të sistemit shëndetsor shqiptar, janë ata të paaftë, janë ata zëdhënës të "mafias së medikamenteve", janë ata e vetmja arsye sepse në spitalet tona nuk ka sapun, nuk ka ujë, nuk ka kushte optimale, nuk ka medikamente, nuk ka oksigjen dhomë më dhomë, nuk ka mjek e infermierë në çdo skaj të vendit, etj, etj..

Drejtuesit e shëndetësisë shqiptare si ata të djeshmit, këta të sotmit dhe ata të nesërm, na dalin orë e minutë në TV, në Parlament, në gazeta dhe na flasin e flasin për mangësitë e sistemit tonë shëndetësor, sikur ata vetë jetojnë në një tjetër planet, e kur na zbresin në "tokën shqiptare" na zbulokan disa mosrregullsi, që atyre u vrasin sytë...

Për t’i hedhur hi syve popullit të hutuar rradhëve të OSSHE-së, rradhëve për të marrë ndihmën sociale apo pensionet, rradhëve për punë në zyrat e punësimit, rradhëve për marrjen e medikamenteve të rimbursuara, të cilat janë të ëmbla nga sheqeri e niseshteja pa fund që ato përmbajnë.

Drejtuesit e sistemit tonë shëndetësor dhe beniaminët e tyre politike u hedhin para këmbëve për të shqyer nga zemërimi i akumuluar prej këtij keqfunksionimi dhe keqmenaxhimi të burimeve njerëzore dhe financiare, vetë ata që e bëjnë këtë sistem të mbahet ende mirë-keq në këmbë:  mjekun, infermieren, sanitaren, laboranten.

Pafytyrësi dhe Paturpëri të kësaj shkalle nuk gjen gjëkundi me përjashtim të Zimbabves apo Koresë së Veriut, apo ndonjë vendi tjetër ku jeta e njeriut, dinjiteti dhe profesionalizmi i tij vlerësohet shumë-shumë pak...

Nëse ka dhe padyshim ka në rradhet tona të paaftë, të korruptuar, jo të ndërgjegjshëm, puthadorës, ato janë aty sepse ky sistem nepotiko-politiko-pak funksional dhe profesionalisht i cënuar, i ka pranuar në rradhët e tij dhe nuk janë mjekët, infermierët apo laborantët e thjeshtë ata që kanë pranuar në rradhët e tyre mediokër, servilë, të padinjitetshëm, të korruptuar etj, përkundrazi ata vetë janë më shumë se kush të interesuar që individë të tillë të mos zënë vend në rradhet e tyre.

Shëndoshja e sistemit shëndetësor shqiptar, nuk bëhet dhe kurrë nuk do të bëhet me kërcënime, me testime, me keqmenaxhime, me klientelizma, politika mediokre, me tendera pa fund. Cilido që e mendon këtë udhë pa krye si të vetmen në përmirësimin e situatës, gabon rëndë si ligjërisht po ashtu edhe politikisht!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.12790513038635
array(1) { ["section"]=> string(27) "mjekesi-si-e-zimbabves-4585" }